Qeveria “Rama” përparon krijimin e bazës ushtarake të NATO-s në Shqipëri
Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës
Voa
04/08/2018 - 15:12
Nato pritet të ndërtojë në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin perëndimor: lajmi është bërë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, sipas të cilit vendimi është miratuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.
Xhaçka, thirrje për baza ushtarake amerikane në Shqipëri - frikë nga Rusia, Kina, Irani dhe Turqia!
“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës”, ka shpjeguar Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
Projekti pritet të nisë breda këtij viti, ka shkruar kreu i Qeverisë shqiptare duke shtuar se “Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.
Kryeministri ka bërë të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare është në diskutime me qeverinë amerikane “për modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet që vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”, shkruan zoti Rama.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 14 reads



