Rama emëroi 'administratorin' e masmedias më anti-demokratike në vend, Top Channel: drejtor!
Dita
27/03/2017 - 15:25
Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Enkel Joti do të zëvendësojë në këtë detyrë, Ogerta Manastirliun, e cila me ndryshmet më të fundit në Qeveri, u emërua ministre e Shëndetësisë.
Ka qenë vetë ish-drejtoresha Manastirliu ajo që ka prezantuar drejtorin e ri, duke u ndalur tek aftësitë e tij profesionale dhe menaxhuese.
“Kemi besim në aftësitë menaxhuese të Enkel Jotit”, tha Manastirliu.
Enkel Joti ka studiuar për ekonomi. Më herët Joti ka qenë ish-administratori i Top Channel.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads



