...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Reforma në drejtësi: kush qendron pas saj dhe çfarë pritet të ndodhë?

Ishte faktori ndërkombëtar me ndihmën e diasporës dhe lobin shqiptaro-malazes (individë që drejtojnë role kyçe në administratën amerikane) që vuri në zbatim plan-projektin për një shtet të fortë shqiptar.

Genta Kaloçi Skënderi

08/06/2019 - 08:02

Në pështjellimin e krijuar në popull lidhur me reformën në drejtësi me dobi do të ishte të përmendeshin disa objektiva që janë realizuar e të tjerë që do të realizohen dhe cilët qendrojnë pas saj: sepse tre vitet e fundit janë pastruar “themelet” e shtetit duke filluar me skanimin/vetingun e sistemit të drejtësisë (prokurorë dhe gjyqatarë).

Pas skanimit vijnë burgosjet, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive të mbi 50 mijë llogarive nëpër botë dhe riformulimi i kodit penal dhe kodit civil. Kodi i punonjësit civil është riformuluar dhe krimet dhe përgjegjësitë e administrativit dhe punonjësve civilë të shtetit do të dënohen penalisht jo vetëm me vërejtje dhe masa disiplinore siç ka ndodhur kaq vite.

Me siguri shumë dyshojnë se si kupola...votoi harakirin e vetë. Por kanë bërë maksimumin duke vonuar, bllokuar, shantazhuar, tallur dhe zvarritur me lojra politike objektivin e reformës në drejtësi: shpresonin se do të lodheshin protagonistët e saj dhe do të mbyllnin ndonjë marrëveshje poshtë tavoline për shpëtim. Por asgjë nuk ndodhi pavarësisht përpjekjeve dhe as do të ndodhë.

Me refomën në drejtësi mbi 6,000 zyrtarë të lartë politikë nga vitet `92 do të përballen me ligjin.

Që ta detyrosh kupolën e krimit të votojë është e lehtë. Por nevojiten këllqe, planprojekt, objektiva të qartë, përparësi, vendosmëri dhe zbatim në skemë ndërkombëtare, pa patur përplasje brenda dhe jashtë vendit, pa akuza të rëndomta politike si alibi për të shpëtuar në të ardhmen.

Të gjithë pajtohemi se nevojitet ndryshim radikal. Ndryshimi sigurisht që nuk do të rekomandohej nga kupola e krimit; nuk do të formulohej e as do të votohej prej tyre. Por ishte faktori ndërkombëtar me ndihmën e diasporës dhe lobin shqiptaro-malazes (individë që drejtojnë role kyçe në administratën amerikane) që vuri në zbatim plan-projektin për një shtet të fortë shqiptar.

Ndryshimet ligjore janë rezultat i një pune shumë të devotshme dhe serioze nga grupi i punës. Ndryshimet mundësohen me përkrahjen e të gjitha palëve në mënyrë që mos të bllokohen zhvillimet social-ekonomike në vend.

Si mund t`i detyrosh pushtetarët të bëjnë punë të dobishume për popullin, pa gjakderdhje dhe pa zvarritje shumëvjeçare? Shkëput marrëdhëniet dhe lidhjet me individët që i furnizojnë me përkrahje politike dhe me financime: sepse dihet se paraja ble përkrahje politike dhe kompani lobimi të cilat zhvillojnë fushata brenda dhe jashtë vendit dhe blejnë kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të Budengstagut gjerman ku zakonisht përdoret alibia e partive simotra.

Përcaktimi dhe vlerësimi se cilët individë janë të rëndësishëm dhe me përparësi për t`i eliminuar politikisht, është një tjetër aspekt i rëndësishëm që gjunjëzon kupolën e krimit për të përparuar objektivin ndërkohë që kupola jeton me shpresën se do të kapë ndonjë ind të butë në “ndenjëset” e protagonistëve të reformës.

Paraja është depozita e politikës nga krimi, droga, kontrabandat e ndryshme dhe çirakët partiakë në sektorët e qeverisjes lokale dhe qëndrore. Këputja e hallkave të influencës që krijon paraja brenda dhe jashtë vendit, ekspozimi i tyre në publik, ballafaqimi me ligjin, ngritja e akuzave, largimi nga ofiqet, bllokimi i llogarive, sekuestrimi i pronave, shpallja e luftës kundër grupeve të konkurrencës së drogës dhe krimit të organizuar...janë pjesë e objektivit duke i lënë të gjitha palët e përfshira në krimin shumëvjeçar partiak si peshku pa ujë.

Këto janë disa veprime paraprake për vendosjen e drejtësisë. Këto nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshimet e gjithë personave dhe individëve në drejtësi.

Tashmë organet e vetingut nuk mund t`i bllokojnë dhe nuk mund t`i zhbëjnë dot. Koha që vidhet në kurriz të drejtësisë do të llogaritet për secilin veçmas:kështu në vend të marrin dënime në përputhje me krimet që kanë kryer këto vite, drejtësia do të konsiderojë sorrollatjet, zvarritjet dhe talljet, si shkelje ligjore, dhe do të shtojë dënimin.

Lobin shqiptar, popullin dhe ndërkombëtarët i bashkon një qëllim: qendrueshmëria social-ekonomike në vend e në rajon — një fakt që përkthehet me largimin e kupolës së krimit dhe zhbllokimin e ekonomisë në rang vendi dhe rajonal.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA