Rreth 66 mijë punëtorë të fasonerisë gatiten për protesta
Punëtoret e bizneseve fason po protestojnë për pagat e ulëta dhe rritjen e normës së punës
SHJ
20/01/2019 - 15:57
Ndërsa përfaqësuesit e industrisë fasone ne Shqipëri deklaruan se po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të zhvlerësimit te euros dhe mosrimbursimit, punëtoret e bizneseve fason --që janë kryesisht femra-- po protestojnë për pagat e ulëta dhe rritjen e normës së punës. Në Shqipëri janë rreth 66 mijë punëtorë që punojnë në biznesin e fasonerisë, i cili kontribuon në rreth 40 për qind të eksporteve shqiptare.
Qeveria “Rama” ka refuzuar të rimbursojë TVSH-në e fasonerive duke përdorur ligjin.
Të njëjtës kërkesë, financat i kanë kthyer përgjigje Dhomës Kombëtare të Veshjeve në qershor 2016, se propozimi për përjashtimin nga TVSH për nënkontraktorët e biznesit fason bie në kundërshtim me nenin përkatës “Përjashtimi i veprimtarive të tjera” në ligjin 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”. Direktiva e BE-së nuk e trajton me TVSH të përjashtuar furnizimin e shërbimit të nënkontraktorëve për kontraktorët nën regjimin e përpunimit aktiv.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 22 reads



