Sa gjatë mbijeton koronavirusi mbi sipërfaqe?
Meqë autoritetet tona “shkencore” nuk na tregojnë të vërteta të bazuar në studime, po shkëpusim një paragraf nga studimi i Ylli Përmetit, për të treguar se sa kohë mbijeton koronavirusi jashtë trupit tonë
SHJ
17/03/2020 - 17:34
Quhet virus frymëmarrës sepse përcillet kryesisht përmes frymëmarrjes. Bulëzat e vogla që dalin nga hunda dhe goja e një njeriu të infektuar gjatë kohës kur kollitet apo tështitet mund të infektojnë një njeri tjetër. Një kollë e vetme mund të çlirojë më shumë se 3,000 bulëza. Këto të fundit mund të ngjiten mbi njerëz të tjerë, rroba dhe sipërfaqe rreth tyre por disa nga bulëzat më të vogla mund të qendrojnë në ajër më shumë se tre orë. Çka do të thotë se virusi që qarkullon në ajër të pafiltruar do të jetë atje për më shumë se dy orë. Një studim tregon se SARS-CoV-2 mbijeton më gjatë mbi kartona —më shumë se 24 orë— dhe më shumë se 2-3 ditë mbi plastikë dhe çelik inoksi por bakëri e vret atë për rreth katër orë. Ka disa fakte se virusi mund të mbetet për një kohë më të gjatë në jashtëqitje, kështuqë çdonjëri që nuk lanë duart mirë pasi shkon në banjë mund të infektojë çdogjë që prek. Vlen të përmendet fakti se prekja e një sipërfaqeje ose një sendi me virus dhe më pas prekja e fytyrës “nuk mendohet të jetë rruga kryesore përmes së cilës virusi përhapet”.
Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë
Por pavarësisht këtij fakti, larja e duarve dhe pastrimi dhe dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve të prekura nga njerëzit janë kyç për ndalimin e përhapjes së tij. Kështuqë, megjithëse nuk dihet se sa raste janë infektuar nga sipërfaqe të infektuara, autoritetet këshillojnë kujdes. Koha që mbijetojnë mbi metale, qelq dhe plastikë koronaviruset, duke përfshirë Sars-in dhe Mers-in, është nëntë ditë, përjashto rastin kur janë dezinfektuar përputhshëm. Nëse jo, ata mund të qendrojnë mbi to më shumë se 28 ditë dhe në temperaturë të ulët. Studimet tregojnë se koronavirusi mund të çaktivizohet brenda një minute duke dezinfektuar sipërfaqet me 62-71% alkool, ose 0/5% hidrogjen peroksid ose pluhur sapuni që përmban 0.1% natrium hipokloriti. Temperaturat e larta dhe lagështia mund ta vrasin koronavirusin më shpejtë megjithëse studimet tregojnë se një koronavirus që shkakton Sars-in mund të vritet me temperatura mbi 56°C (më nxehtë se banja përvëluese që mjafton të shkaktojë plagë) në një shkallë prej rreth 10,000 viruse çdo 15 minuta.
Një raport i komisionit shtetëror të shëndetit kinez, citon se “virusi është i ndjeshëm kundrejt rrezeve ultravioletë dhe nxehtësisë. Ekspozimi i tij në 56°C për 30 minuta dhe tretësira lipide si eteri, 75% etanol, dezinfektant me përmbajtje klorin, acidi peracetik dhe kloroformi mund ta çaktivizojnë me efektivitet virusin ndërsa klorheksidina nuk ka qenë e efektshme në zhdukjen e tij.” (Embassy of the People`s Republic of China, 2020/03/08).
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 51 reads