...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Serbia vazhdon spastrimin etnik në Medvegjë me mosveprimin e Tiranës

Të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia...nga 8 mijë vetë rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë.

Voa

22/12/2019 - 12:59

Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia. Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë vetë rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë për zotin Salihu i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë. Zoti Salihu flet gjithashtu dhe mbi rolin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të mbrotjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë.   

Lexo, për më shumë:

Lugina e Preshevës: nga e kaluara e dhimbshme drejt bashkimit me Kosovën dhe Shqipërinë

Si Serbia ka shkaktuar eksodin e heshtur të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës?

 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA