...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shoqata “Sali Çekaj” nga Gjermania përkrah shqiptarët e Sanxhakut

Diaspora shqiptare po dëshmohet se është shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të kombit. Përveç përkrahjes morale që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas tre viteve nga themelimi, nuk po mungon as përkrahja materiale.

SHJ

28/06/2019 - 12:45

Diaspora shqiptare po dëshmohet se është shtylla kryesore e zhvillimit dhe forcimit të kombit. Përveç përkrahjes morale që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas tre viteve nga themelimi, nuk po mungon as përkrahja materiale.

Shoqata “ Kosova për Sanxhakun” e themeluar pak më tepër se tre vite, e cila ka për qëllim kultivimit dhe ruajtjen e identitetit, por edhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhakun e Pazarit të Ri po shënon suksese të jashtëzakonshme në sensibilizimin e opinion kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përkrahja morale ka rezultuar që mos të mungojë edhe përkrahja materiale. Së paku shoqata po i shijon edhe përkrahjet e para materiale. Edhe pse simbolikisht ka pas përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ato deri më tani ishin shumë të vogla, duke u bazuar me angazhimin dhe aktivitet që i zhvillon kjo shoqatë.

Falë realizimeve të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftojë opinion vendor dhe ndërkombëtar për qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë. Muaj më parë, rezultat i një kontakti të realizuar në Pejë me nismë të përfaqësueses së shoqatës në Zvicërr zonjës Mirsada Vranja u realizua një takim me zotin Osman Ferizi, kryetar i shoqatës kulturore “ Sali Çekaj” në Gjermani, ku mori pjesë kryetari Ismet Azizi dhe anëtari i kryesisë prof. Dr, Mazllum Baraliu. Si rezultat i këtij takimi doli të jetë premtimi për përkrahjen e kësaj shoqate për realizimin e projekteve që i ka në plan t’i realizojë në të ardhmen.

Nuk kaloi shumë kohë erdhi njoftimi për mbajtjen e turneut të futbollit në Gjermani, një aktivitet nga i cili mjetet e grumbulluara do t’i përkushtohen shoqatës “Kosova për Sanxhakun” për realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim përkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut, në forma të ndryshme.

Në njoftimin nga shoqata kulturore “Sali Çekaj” me seli në Pfaffenhofen të Gjermanisë të cilën e udhëheqë Osman Ferizi citohet:

Aksion financiare për shqiptarët në Sanxhak!

Aksion financiar për Shqiptaret ne Sanxhak për përkrahjen e projekteve për shkollim, kulturë dhe simpoziume që të ndikojnë në ndërprerjen e asimilimit të tyre dhe të kthehen ne Identitet dhe rrënjëve të tyre kombëtare.

Nga Shoqata “Sali Çekaj” janë të bindur në sukses dhe se siç thonë “do ia dalim faqebardhë ashtu siç kemi bërë me realizimin e projekteve për ngritjen e Shtatores së Shën Terezës, Kompleksin Memorial Dr. I. RUGOVA në Malaj të Rugovës, ndërtimin e disa shtëpive për ish ushtarët e Betejës së Koshares”

Bartëse i mjeteve: Albanisch-Deutscher Kultur “Sali Çekaj“

Iban: DE59 7215 1650 0009 1474 89

BIC: BYLADEM1PAF. St.nr.124/107/00814.

Çdo qindarkë i juaja për këtë qëllim human dhe Kombëtar do të publikohet!

Më 07.07.2019 mbahet Turneu Humanitar për Sanxhakun, ku gjithashtu do të kremtohet festa e 2 korrikut e vitit 1990.

Kujtojmë lexuesit dhe përkrahësit e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” se muaj më parë realizoi një projekt shumë të rëndësishëm: “Me studentët e Sanxhakut nëpër Shqipëri”

Interneti, realizimet e teknologjisë informative, rrjetet sociale në botë edhe tek ne ka rezultuar që veprimtarëve të shoqatës u është mundësuar që ta njoftojë opinion vendor dhe ndërkombëtar për qëllimet dhe objektivat e saj. Këtë më së miri e ka vërejtur mërgata jonë në botë.

Përkrahja e parë materiale shoqatës i ka arritur nga afaristi ferizajas Agron Hyseni, përkatësisht pronar i kompanive “AGROITHERM SA”, dhe Unique Produkt nga Gjeneva, Zvicër.

Kontakti i tij i drejtpërdrejt me të rinjtë e Sanxhakut, ka rezultuar që Agroni të dijësohet për rrethanat në të cilat jetojnë të rinjtë dhe mbarë populli i Sanxhakut. Duke e parë se të rinjtë, por jo vetëm të rinjtë se kanë pak dije për Kosovën e thuajse fare për Shqipërinë, apo krejtësisht të dhëna të gabuara, atij i lindi ideja për t’ua mundësuar këtyre të rinjve ta njohin Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe me vet nismën takoi krerët e shoqatës dhe e financoi ekskursionin e gjashtë ditor në Shqipëri duke kaluar 1500 km rrugë për 40 studentë në vlerë prej 7.500 euro.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA