...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqipëri-Kosovë: Bashkim doganor në Durrës dhe seli të përbashkët diplomatike

SHJ

27/09/2017 - 12:20

...nga përparësia që i dha Rama 'diplomacisë' --kasnecë të kapitalit të huaj- më mirë mos ta kishim!

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me  kryeministrin Ramush Haradinaj tha se më 27 Nëntor do të finalizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit.

“Porti i Durrësit nuk është vetëm i Shqipërisë zyrtare, është edhe i shqiptarëve të Kosovës dhe është porti që duhet të kthehet në një portë të përbashkët”, tha Rama.

Gjithashtu është rënë dakord për të mbajtur një seli konsullore dhe diplomatike për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Lidhur me Bashkim doganor në portin e Durrësit, Rama tha se “Shqipëria e Kosova i kanë mundësitë ti paraprijnë krijimit të zonës ekonomike rajonale. Kemi dakordësuar të mbyllim  një proces të mirëorganizuar për bashkimin doganor në portin e Durrësit. Porti i Durrësit nuk është vetëm porti i Shqipërisë zyrtare por dhe i shqiptarëve të Kosovës. Porti duhet të kthehet në një doganë të njësuar të Shqipërisë e Kosovës. Kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit. Ministrat e Financave kanë marrë dakordësinë”.

Ndërsa për selinë e përbashkët diplomatike, kryeministri Rama vuri në dukje se “kemi rënë dakord ti japim fund shpenzimeve të paarsyeshme të buxheteve tona për të mbajtur seli konsullore dhe diplomatike veç e veç kemi folur për një plan të përbashkët veprimi në funksion të ndërtimit të një fondi imobilar shqiptar në Europë duke nisur nga kryeqendrat e diplomacisë dhe më pas më tej. Një fond i përbashkët i dy shteteve dhe do i japë shqiptarëve një adresë”. Dita 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA