...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Shqipëriajonë.org” thërret poetët për krijimtari këngësh me karakter sportiv

Këngët duhet të përmbajnë nocionin e lirikës dhe epikës, dhe të frymëzojnë dashuri mes popujsh, të nxisin shpirtin luftarak të sportistëve, të frymëzojnë fëmijët dhe spikasin karakterin e sportit

SHJ

12/09/2019 - 15:49

Të gjithë e dimë se sporti ynë çalon dhe ka një sërë problemesh të cilët mund të zgjidhen vetëm nëse kontribuojmë në kuptimin e problematikës. Në këtë kontekst, Ylli Përmeti ka realizuar një studim ku tregon shkaqet e rrënimit të sportit dhe rrugët përmes të cilave kalon përmirësimi i tij. Mirëpo, dimë gjithashtu se sporti ka nevojë për mbështetje, veçanërisht për mbështetje shpirtërore në stadiume.

Ka vite tashmë që sportdashësit tanë këndojnë këngë problematike si “xhamadani vija-vija...” apo “o sa mirë me qenë shqiptar, oe, oe...”! Si kënga ashtu thirrja janë të kritikueshme: në rastin e parë, sepse poeti për të rimuar këngën e fillon nga xhamadani sikur të ishte simbolikë sportive ndërsa në rastin e dytë, sepse nuk mund të zhvillosh dashurinë për atdheun duke thënë se qënka mirë të jesh shqiptar...

Kështuqë, nevojiten disa këngë me qëllim mbështetjen e sportit. Këngët duhet të përmbajnë nocionin e lirikës dhe epikës, dhe të frymëzojnë dashuri mes popujsh, të nxisin shpirtin luftarak të sportistëve, të frymëzojnë fëmijët dhe spikasin karakterin e sportit. Për të krijuar një filozofi të qartë për sportin ftojmë peotët të lexojnë studimin përkatës dhe të kontribuojnë në shkrimin e këngëve. Këngët më të mira do të vlerësohen dhe pasi të miratohen, do të ftohen kompozitorët të shkruajnë muzikë për to.

Në këtë mënyrë, kontribuojmë të gjithë nga pak në sportin tonë të rrënuar.     

Historia e zhvillimit të sportit në Shqipëri dhe botë, filozofia e tij dhe roli i masmedias & institucioneve ndërkombëtare (1)

    

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA