...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqiptarët vazhdojnë të jenë thuajse të fundit në bujari: por pse janë kështu?

Duhet përsëritur se kultura luan rol vendimtar për t’u angazhuar dhe dhënë. Më konkretisht, virtyti i bujarisë dhe solidaritetit zhvillohet si pasojë e kulturës, arsimit dhe edukimit. Gjendja e mirë ekonomike është një nxitës i rëndësishëm por jo vendimtar për të dhënë, jo vetëm ndihmë por edhe dashuri.

SHJ

21/11/2017 - 17:30

Vetëm 27% e shqiptarve janë bujarë dhe të sjellshëm.

Së fundmi është publikuar treguesi i bujarisë. I etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë, indeksi rendit  140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 95 për sa i përket bujarisë. Më mirë në rajon renditet Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 59, e cila ndiqet nga Kosova dhe Maqedonia, përkatësisht të rendtitura në vendin e 64 dhe 65.

Mali i Zi dhe Serbia janë vendet më pak bujare të rajonit, por edhe në botë. Mali i Zi renditet në vendin e 110, ndërsa Serbia në vendit e 134, 6 vende larg vendit të fundit.

Mirësjellja mund të mungojë shpeshherë në Britani, vecanërisht në kryeqytet, por faktikisht Anglia është një nga qytetet më bujare në botë sipas Indeksit të Bujarisë 2017.

Kush janë vendet me bujare?

Myanmar renditet i pari. Sipas kërkimit 91 për qind e banorëve të Myanmar kanë dhënë para për bamirësi, 53 për qind thanë se kanë ndihmuar një të panjohur dhe 51 për qind deklaruan se kishin bërëpunë vullnetare.

  1. Myanmar – overall rating: 65
  2. Indonesia – 60
  3. Kenia- 60
  4. Zelanda e Re – 57
  5. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 56
  6. Australia – 56
  7. Kanadaja- 54
  8. Irlanda – 53
  1. Emiratet e Bashkuara Arabe – 51
  • Holanda – 51

Në anën tjetër, Jemeni u vlerësua si vendi më pak bujar, me 31 për qind për ndihmën ndaj të panjohurve, tre për qind që japin para dhe gjashtë për qind që kanë deklaruar punë vullnetare, e ndjekur nga Kina. Vendet e Evropës Lindore po ashtu janë të renditura keq, me Lituaninë, Serbinë dhe Letoninë pjesë e 10 vendeve të renditur më keq. Monitor   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA