...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shtyllat e tensionit të lartë shkaktojnë kancer dhe shkatërrojnë jetën e biodiversitetit

Shtyllat e tensionit të lartë janë të dëmshme si për njerëzit ashtu dhe për kafshët dhe biodiversitetin

Ylli Përmeti

29/07/2019 - 15:25

Shtyllat e tensionit të lartë janë të dëmshme si për njerëzit ashtu dhe për kafshët dhe biodiversitetin: sepse shkaktojnë fusha elektrike dhe magnetike me intesitet të lartë dhe rreze ultravioletë dhe kur intesiteti në fjalë është i përhershëm dhe në të ekspozohen njerëzit, kafshët dhe bimët, një efekt mes shumë të tjerësh, është kanceri, veçanërish kanceri i gjakut ose leucemia veçanërisht tek fëmijët (hamendësisht sepse qelizat e tyre janë më të ndjeshme se qelizat e të rriturve). Studimet tregojnë se fushat elektrike dhe magnetike kanë efekt të mundshëm kancerogjen.[1]

Tensioni i lartë elektrik çliron rreze ultraviolet (UV), të cilat janë të pakapshme nga syri i njeriut.[2] Ndryshe nga ne kafshët kanë aftësi shikimi më të lartë dhe për pasojë qëndrojnë larg shtyllave të tensionit të lartë, pikërisht sepse shqetësohen nga rrezet ultraviolet. Kabujt e energjisë së voltazhit të lartë shkaktojnë një rritje të gazit të jonizuar në disa pika mbi linjat që qëndrojnë mbi kokat tona i cili shkakton një kuqëlimë me shkrepëtima drite ultravioletë ndërsa gazrat e jonizuar ose breroret eleltrike zhduken. Është pikërisht ky ndryshim midis njerëzve dhe kafshëve që ka shkaktuar fragmentimin ose thërrmimin e shumë kafshëve të egra nga Arktiku deri në Afrikë. Humbja dhe fragmentimi i habitatit përbën kërcënim serioz për biodiversitetin dhe infrastruktura njerëzore është një shkak i madh dhe i kudondodhshëm për humbjen dhe fragmentimin e kafshëve. Kjo është një çështje botërore.

Kjo është arsyeja që linjat ekzistuese duhet të zëvendësohen me linja të nëndheshme — për të mbrojtur biodiveristetin dhe shëndetin e njeriut. Kjo çështje është me rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri sepse qindra familje kanë ndërtuar pranë shtyllave të tensionit të lartë dhe në to jetojnë. Në dijeninë time s`është kryer asnjë studim për këtë çështje as është përpjekur ndonjë qeveri (qendrore apo rajonale) që të ndalojë zhvillimin e banimeve pranë shtyllave dhe centraleve të tensionit të lartë! Ku(r) mbizotëron padija, mbizotëron dhe krimi. Linjat ndërlidhëse, larg vendbanimeve, duhet të ngrihen dhe linjat ekzistuese duhet të mirëmbahen derisa të zëvendësohen me linja të tjera të nëndheshme. Shqipëria ka përvojë në këtë lloj shpërndarje dhe teknologjie: sepse ajo lidhi ishullin e Sazanit me linja kabllore duke përdorur aftësinë e njerëzve të vetë.[3]


[1]National cancer institute, Electromagnetic fields and cancer.

[2]Powerlines disturb animal habitats by appearing as disturbing flashes of UV light invisible to the human eye, The Independent, 12 March 2014.

[3]Rrëfimi i inxhinierit që projektoi the drejtoi punën për elektrifikimin e Ishullit të Sazanit, Dita, 5 Tetor 2015.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA