...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si mashtroi Besart Kadia në “TPZ” dhe “hetuesit” heshtën, për energjinë elektrike?

Ndryshe nga Britania, ne prodhojmë energji elektrike nga hidrocentralet dhe këta të fundit nuk varen nga tregu botëror por vetëm nga sasia e rreshjeve dhe ujit

Ylli Përmeti

15/03/2022 - 13:00

T`u japim përgjigje dhe qeveritarëve që tregojnë se energjia elektrike është rritur edhe në vendet e tjerë, ndaj populli duhet ta pranojë rritjen e saj! Njëri është zëvendës ministri i ekonomisë dhe financave të qeverisë “Rama”: Besart Kadia! Kujtoj se personi në fjalë ka deklaruar se është i djathtë në ideologji dhe pavarësisht këtij fakti u përfshi në një parti-qeveri të “majtë” jo sepse nuk përputhet me politikat e saj por sepse të tilla marrëdhënie pushtetore krijoi me median dhe Ramën.

Emërimi i tij, në fjalë të tjera, si zëvendës ministër i ekonomisë dhe financave, nuk lidhet me meritën (sepse s`e ka treguar aftësinë e tij në ekonomi dhe financa, as në teori as në praktikë) por kryesisht sepse ideologjia e djathtë e tij përputhet me politikat e “majta” të qeverisë dhe marrëdhënieve pushtetore që krijoi me median dhe Ramën kur realizonte një emision televiziv. Ai theksoi në emisionin e Ylli Rakipit, pasi tregoi “masat” mashtruese të Ramës për të “mbrojtur” klasat e ulëta të shoqërisë, se në “Britani është rritur energjia elektrike me 40%”! Ndaj...

Ky argument nuk u kundërshtua nga të ftuarit e Rakipit! Hamendësisht sepse s`e kanë të qartë këtë çështje. Por e vërteta është krejt ndryshe. Së pari, shumica e energjisë elektrike në Britani prodhohet nga gazit natyral (42%) dhe pjesa tjetër nga burime të tjerë fosilesh. Thuajse të gjithë këta burime varen nga tregu botëror. Dhe së dyti, dhe pikërisht për shkak të burimeve përkatës dhe kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe, krizës në Ukrainë, çmimi i energjisë elektrike atje shkoi në qiell.

Një raport i publikuar pikërisht në ditën kur Rusia do të sulmonte Ukrainën, paralajmëronte se kostua mesatare e rreth 22 milionë familjeve në Britani do të shkonte 3 mijë stërlina në vit ndërsa një analizë e publikuar katër ditë më parë përllogariste se do të prekeshin 28.5 milionë familje pas tetorit dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte 54%. Për këtë efekt qeveria atje premtoi një borxh prej 200 stërlinash për familjet e prekura i cili do të shlyhet përgjatë katër viteve të ardhshëm duke shtuar dhe një rabat prej 150 stërlinash mbi disa fatura.

Ndryshe nga Britania, ne prodhojmë energji elektrike nga hidrocentralet dhe këta të fundit nuk varen nga tregu botëror por vetëm nga sasia e rreshjeve dhe ujit. Sasia e energjisë elektrike që ne prodhojmë zakonisht tepëron gjatë dimirt dhe mungon gjatë verës. Shitja e saj kryehet përmes kontratave dhe kuadri ligjor i saj është miratuar që në vitin 2011 (Shih “Rregullat dhe procedurat e shitjes së energjisë elektrike”). 

Nëse gjykojmë nga shifrat e raporteve, prurjet ujore janë përkeqësuar tre muajt e parë të vitit, sidomos në Fierzë, kryesisht sepse është tejshfrytëzuar uji. Por në përgjithësi prurjet nuk janë keq. Kështuqë nuk ka asnjë arsye për t`u ngritur energjia elektrike. Në fakt ajo duhet të ulet nëse gjykojmë nga kostua e prodhimit të saj që kam cituar në vend tjetër. 

Ndaj populli të reagojë dhe t`i tregojë këtij lloji “qeveritari” dhe të ngjashmëve të tij por dhe gazetarëve të tipit Rakipi që nuk e kërkojnë të vërtetën dhe për më keq e çensurojnë atë, vendin!      

Mashtrimi i madh i Ramës me “paketën e rezistencës” dhe gjysmë të vërtetat e OP-së

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA