...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si mashtroi “TVSH/Java” (Artan Hoxha) me gardistin e 21 janarit?

Nëse përdoren parimet juridike për rastin përkatës gardisti në fjalë dënohet thuajse njëlloj si kolegët e tij që gjuajtën

Ylli Përmeti

19/05/2019 - 08:47

Rasti i gardistit që është nën hetim sepse hetimi dhe gjykimi i tij është realizuar nga organe të diktuara nga dy partitë kryesore në pushtet (ky i fundit, në padijen e tij e ka treguar vetë ‘përgjegjësinë’ e tij në vrasjet e 21 janarit kur rrëfehet për shtypin e përditshëm pas ngjarjes: “Unë kam pasur në vartësi grupin e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve”), një rast që gazetari i TVSH-së Artan Hoxha e paraqiti ndryshe në “Java, 17/05/2019”— efektivisht duke e paraqitur zgjedhjen e Ramës si të drejtë ndërsa gardistin si “përdorim politik” nga opozita — duke përdorur vetëm faktin se ishin kolegët e tij që qëlluan dhe jo ai por duke mos përmendur faktin tjetër se ai ishte drejtues i atyre që gjuajtën me armë, as edhe faktin tjetër se ai dhe kolegët e tij u shpërblyen nga qeveria “Berisha” me katër rroga shtesë menjëherë pas vrasjeve —pse vallë e shpërbleu Berisha gardistin në fjalë njëlloj si kolegët e tij?—ndërsa Rama e shpërbleu me ofiqe dhe kulmoi duke e kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2019-të­—dhe në fund, gazetari nuk përmend as gjykatësin e çështjes për të cilin Rama premtoi në parlament se gjykatësit e 21 janarit “nesër do të jenë në burg” pasi, sipas tij, kur ai premtonte, ata ishin në rrugë, duke mashtruar edhe një herë se Rama e kishte propozuar gjykatësin përkatës si anëtar përfaqësues të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut…— një fakt që tregon edhe një herë karakterin reaksionar të Ramës lidhur me popullin martir të 21 janarit në veçanti dhe mungesën e moralit në radhët e partisë që ai drejton në përgjithësi dhe jo thjesht si “turp” siç e paraqiti një e përditshme... 

Kujtoj se nëse përdoren parimet juridike për rastin përkatës gardisti në fjalë dënohet thuajse njëlloj si kolegët e tij që gjuajtën. Parimet juridike nuk mund t'i dijnë gazetarët por mund t'i kërkojnë nga ata që i dinë. Se pse nuk i kërkojnë është një tjetër çështje që lidhet kryesisht me çensurën në televizionin përkatës për të cilin paguajmë të gjithë nga kursimet tona. Por ngaqë TVSH-ja dhe gjithë televizionet e tjerë me karakter kombëtar duhet të sfidohen, mirë është që të ekspozohen edhe gazetarët dhe t'i shtrëngojmë të tregojnë të vërtetën për çdo rast dhe mos të shtiren si gjithë të tjerët.    

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA