...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si mashtron “Kisha Greke” popullin grek me “Vorio-epirin”?

Nga ky rrëfim kuptojmë se Koxhiasi në intervistën e tij ishte njëherësh i ndershëm dhe i pandershëm: sepse vërtet foli për ‘pushtete’ që duan të pushtojnë Shqipërinë dhe përmendi të gjithë protokollet që përmend Kisha por s`tregoi konkretisht pushtetin e vërtetë: Kishën greke! Kujtoj se Koxhiasi përmendi vetëm pushtetin ushtarak dhe pushtetin ekonomik!

SHJ

18/11/2018 - 12:59

Në Greqi janë trushpëlarë aq keq njerëzit nga Kisha greke saqë edhe lëvizjet “përparimtare” e quajnë jugun e Shqipërisë “Vorio-epir”. Ky term nënkupton se “Vorio-epiri” është tokë greke përsa kohë që “epiri i jugut” është Greqi! Ja si argumenton zëdhënësi i kishës greke,  “Romfea.gr” me rastin e vrasjes së “homogjenit” nga Bularati i Gjirokastrës për çështjen e “Vorio-epirit”:

Me termin Vorio-epir kuptojmë problemin kombëtar [grek] që u krijua pas mbarimit të luftrave ballkanike 1912-13 dhe më konkretisht me konferencën e Londrës (shtator 1913) dhe protokolli i Firences (dhjetor 1913) në bazë të të cilëve u shkëput pjesa veriore e Epirit nga trupi grek dhe iu dha shtetit të ri shqiptar. Bëhet fjalë për një veprim të padrejtë meqë Epiri historikisht dhe gjeografikisht është një dhe i pandarë. Karakterin grek të Epirit të Veriut e dëshmojnë sa monumentet dhe gjetjet e lashta të qyteteve të lashtë grekë (Epidamni, Apolonia, Butrinti etj.) që solli në dritë gërmimi arkeologjik po aq dhe vendemërtimet (toponimet) dhe emrat njerëzor (antroponimet), të cilat sipas Georgiev janë të lashta dhe me zanafillë vetëm greke. Vorio-epiri u çlirua nga zgjedha turke në vitin 1913 [...], bashkë me pjesën tjetër të epirit. Fatkeqësisht fuqitë e mëdha të kohës u përvodhën nga Italia dhe Austrohungaria dhe themeluan shtetin shqiptar të paqenë deri në atë kohë, të cilit i shtuan gjithë Vorio-epirin me protokollin e Firences (13 dhjetor 1913). Por banorët e Vorio-epirit kurrë nuk e pranuan atë protokoll të turpshëm. Kështu në 17 shkurt u shpall autonomia e Vorio-epirit dhe u krijua qeveria e parë me kryeministër Jorgo Kristaq Zografin. Njëkohëshit u krijuan “njësitë e shenjta”. Për tre muaj fuqitë shqiptare u mundën tërësisht dhe u larguan nga tokat e Vorio-epirit. Në 17 maj të vitit 1914 u nënshkrua protokolli i Korfuzit përmes të cilit u njoh origjina greke dhe autonomia e Vorio-epirit dhe i jepet vorio-epirotëve administrimi i tij me të drejta fetare dhe arsimore. Në tetor të vitit 1914 fuqitë e marrëveshjes së përzemërt dhanë udhër që Greqia të tërheqë ushtrinë nga Vorio-epiri. Kështu në dhjetor të vitit 1914 ushtria greke u kthye në Vorio-epir dhe ndenji atje deri në verë të vitit 1916. Fatkeqësisht, ndërhyrjet e vazhdueshme të Italisë dhe pështjellimi i kombit [grek] ndikuan në dorëzimin edhe një herë të Vorio-epirit në Shqipëri me konferencën e Parisit (9 nëntor 1921). Në vitin 1940 ushtria greke e ripushtoi Vorio-epirin, të cilin e çliroi për të tretën herë.

Më tej, kasneci i Kishës tregon se si Greqia nuk i ndaloi asnjëherë përpjekjet për “zgjidhjen” e çështjes së Verio-epirit duke kulmuar me krijimin e partisë “Omonia” me kryetar Dulen dhe ngritjen e shkollave greke në fillim të viteve ‘90. Nga ky rrëfim kuptojmë se Koxhiasi në intervistën e tij ishte njëherësh i ndershëm dhe i pandershëm: sepse vërtet foli për ‘pushtete’ që duan të pushtojnë Shqipërinë dhe përmendi të gjithë protokollet që përmend Kisha por s`tregoi konkretisht pushtetin e vërtetë: Kishën greke! Kujtoj se Koxhiasi përmendi vetëm pushtetin ushtarak dhe pushtetin ekonomik!                 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA