...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si qeveritë tona vjedhin popullin me letrat e dëftimit (identifikimit)?

Qeveritë shqiptare po rrjepin popullin edhe përmes letrave të dëftimit (identifikimit)

SHJ

13/09/2019 - 15:51

Qeveritë shqiptare po rrjepin popullin edhe përmes letrave të dëftimit (identifikimit). Këto të fundit, realizohen nga një ndërmarrje private, franceze, “Aleat”, përmes politikave konçesionare. Këto ‘politika’ janë përqafuar nga gjithë qeveritë tona si thuajse gjithë qeveritë e tjera të kohëve tona.

Nga një hetim i pjesshëm që realizuam, vërehet se ndërmarrja përkatëse ka fitime të jashtëzakonshme.

Kështu nëse në vitin 2012 kishte fitime bruto mbi 3 miliard lekë - në vitin 2015, ftimet e saj u shtuan me mbi 3 miliard e gjysëm.

Nuk do të ishte e çuditshme që një denoncuese e këtyre politikave t`i bëjë një përllogaritje të thjeshtë fitimeve të ndërmarrjes përkatëse por duke konsideruar anën tjetër të raportit: numrin e shqiptarëve, koston e letërdëftimeve dhe shërbime të tjerë.

3milion shqiptarë x 15000 = 450miliard lek

3milion x 75000= 225miliard lek

Emigrantët pagesa ekspres!

Plus 1milion x16€ = 16milion€

Plus 1milion x160€ = 160milion€

Kjo është një përllogaritje mesatare e shifrave për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që do pajisen sërish me dokumentacion si emigrant në vendin e tyre.

Sidoqoftë, këto kosto dhe fitime janë pasojë e politikave konçesionare që zbatojnë qeveritë, si alternativë ndaj politikave shtetërore (ose të ndërmarrjeve shtetërore) të shekullit të kaluar. Një arsye, dhe nga më kryesoret, se pse qeveritë zgjedhin politikat konçesionare për shërbime publike, është se ato mund të vjedhin pa u kuptuar nga populli – popullin, sepse e dinë se konçesionarët do të shkojnë në zyrat e tyre për t`u dhënë pjesën e tyre. Ka dhe arsye të tjera që s`është vendi këtu për t`i përmendur të gjitha.

Çështja është se si mund të shpëtojë populli nga vjedhja e organizuar e qeverive? Duke lexuar, kuptuar dhe krijuar një tjetër sintezë... sepse ata që tregojnë vetëm krimin ekonomik dhe nuk tregojnë as kuadrin institucional as politikat përmes të cilave vidhet populli, nuk i shërbejnë as të vërtetës e as popullit!     

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA