...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“TopChannel” me “Open” keqdijëson –edhe një herë- popullin për hidrocentralet

Kanali televiziv “TopChannel” me “Open” keqdijësoi mbrëmë edhe një herë popullin lidhur me shkaqet e vërtetë të katastrofës që shkaktojnë hidorcentralet në veçanti dhe alternativat

SHJ

30/01/2019 - 12:08

“TopChannel” me “Open”, në vend të hidhte dritë dhe të tregonte realitetin e plotë të sektorit dhe të diskutonte propozime alternative, keqdijëson popullin me sharlatanë të tipit Klosi dhe Malltezi dhe të ftuar të tjerë që s`e kanë idenë nga shkalla e katastrofës, shkaqet dhe alternativat. Domethënë, nuk i vendosi sharlatanët përballë punëve teorike që tregojnë shkaqet e vërtetë të katastrofës ekologjike dhe veçanërisht të katastrofës që shkaktojnë hidrocentralet por u mjaftua me sherrnajën politike dhe “ekspertë” që tregojnë kodra pas bregut. Energjia e ujit, rrjedhimisht, mund të zhvillohet por jo përmes hidrocentraleve. Por përmes një koncepti të ri — që buron nga studimi dhe aftësia inovative e autorëve që studiojnë sektorin siç pretendon ky studim, dhe përbën vetëm një burim por jo kryesorin.

Të gjitha këto kur Ylli Përmeti ka treguar shkaqet dhe ka paraqitur një punë teorike për të zhvilluar gjithë burimet e përtëritshëm dhe studimi i tij është pritur mjaft mirë, për mos të thënë me entuziazëm, nga shumë qendra akademike në perëndim dhe përtej!              

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA