...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Uzina, Uzina, Uzina, është e jona: punëtorët vënë përpara shtypësit në Ballsh

Me një organizim dhe vrull rrëqethës punëtorët e Ballshit po luftojnë me pronarin e uzinës prej vitesh

SHJ

04/09/2020 - 16:39

Ndërsa qeveria “Rama” shfajëson veten se problemet e punëtoreve nuk mund t`i zgjidhë ajo por vetë punëtorët dhe pronarët ose përmes bisedimeve ose përmes gjykatave, ajo nuk tregon një mëkat të madh historik që lidhet drejtëpërdrejt me të: se ajo i braktisi punëtorët që në vitin 2000 me orientimin e ri që i dha partisë Nanua—se PS-ja, njëlloj si PD-ja, do të përfaqësonte klasën e mesme dhe klasën e lartë ose atë që quhet ndryshe, borgjezët dhe mikroborgjezët. Kjo kthesë historike u bë sepse partitë duhet të përputheshin me politikat neoliberale që filluan të merrnin formë në perëndim më herët…

Punëtorët kanë nevojë për një parti dhe jo për sindikata: sepse ndryshe do të shtypen të drejtat e tyre dhe bashkë me to, do të shtypen të drejtat kombëtare.   

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA