...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Valbona Sako lë pa ujë banorët e lagjes Arapaj-Durrës

Valbona Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës ka lënë pa ujë lagjen Arapaj në Durrës prej pesë ditësh tashmë

SHJ

15/08/2019 - 12:05

Valbona Sako, kryetarja e re e Bashkisë Durrës, e zgjedhur falë lidhjeve të ngushta pushtetore të saj me kryekriminelin e radhës të organizatës kriminale të PS-së dhe vartësit e tij në kryeministri dhe mungesës së rivalëve të denjë, ka lënë pa ujë lagjen Arapaj në Durrës prej pesë ditësh tashmë! Nuk dihet se është gjithë lagjja pa ujë, sepse është lagje e madhe. As dihet se janë dhe lagje të tjera pa ujë. Ujësjellsi s`ka asnjë njoftim lidhur me këtë detyrim kushtetues. As Bashkia!

Ylli Përmeti ka ditë tashmë që po “përkëdhel” kryebashkiaken e re duke e njoftuar për mungesën e ujit. Por kryebashkiakia s`ka kohë të përgjigjet as privatisht as publikisht! Si duket, ka kohë vetëm për takime me milionerë. Kështu vepronte dhe pararendësi i saj, Dakua, dhe linte shesh pa shërbime jetike banorët e Durrësit ndërsa tani pret hetimet…ja ç'citon ai dje dhe sot:

edhe sot pa ujë! Valbona Sako. Dita e pestë kjo! Vallë, sa mund kërkon të inspektosh Ujësjellësin dhe lagjet? Nëse do të isha unë, jo më shumë se një orë, sepse do të vendosja në veprim shumë mekanizma...Faqja e zezë mbuloi edhe një herë Dr! 

Valbona Sako, mirë që fitove një bashki pa fushatë (nuk të pamë asgjëkundi në lagjet e Dr--të paktën një Tunjatjeta!) dhe pa rivalë të denjë por trego se je më punëtore se pararendësi yt qoftë edhe në inspektime: psh, këto ditë pervëluese dhe zhuritëse ne të lagjes Arapaj jemi pa ujë! Apo të ka lodhur kryetari me përpjekjen e tij për të krijuar ranishte publike?Valbona Sako 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA