...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vazhdojnë protestat për mbrojtjen e Lumit Vjosa në anën greke

Organizata Mjedisore greke “Mjedisi i Pindit” në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar të organizatave për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit dhe Vjosës nga ndërtimi i digave zhvilloi protesta ndërgjegjësuese për mbrojtjen e lumit nga ndërtimi digave.

Voa

18/07/2019 - 09:35

Organizatat mjedisore po reagojnë dhe në Greqinë e Veriut për mbrojtjen e Lumit “Vjosa” nga ndërtimi i digave. Në 80 km e para të rrjedhës në pjesën greke Lumi quhet Aoόs dhe buron nga malet e larta të Pindit për të vijuar rrjedhën në territorin shqiptar në rreth 270 km.

Organizata Mjedisore greke “Mjedisi i Pindit” në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar të organizatave për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit dhe Vjosës nga ndërtimi i digave zhvilloi protesta ndërgjegjësuese për mbrojtjen e lumit nga ndërtimi digave.

Organizatat njoftuan reagimin e aktivistëve në disa zona në Greqinë e Veriut për ti ndërgjegjësuar komunitetet të bashkohen me ndjeshmërinë e tyre. Cështja e digave në anën greke lindi pesë vite më parë kur një plan i autoriteteve parashikonte devijimin e rrreth njëqind milionë metër kub ujë nga shtrati i Vjosës në anën greke për në Liqenin e Janinës.

Devijimi është kundërshtuar nga organizatat mjedisore gjatë gjithë këtyre viteve dhe planet nuk kanë përparuar pasi do të sillnin pasoja jo vetëm për ekosistemin në anën greke, por edhe për prurjen ujore në pjesën shqiptare.

Disa projekte të përbashkëta mes organizatave mjedisore shqiptare dhe atyre greke synojnë ta kthejnë Vjosën një Park të Mbrojtur Natyror. Kohëve të fundit organizatat kanë rritur presionet ndaj qeverive të të dy vendeve për të mos përparuar me projektet për ndërtimin e Hidrocentraleve në anën shqiptare apo devijimeve të prurjeve ujore në anën greke.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA