Vazhdon shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi
VOA
19/03/2017 - 17:04
Procesi i vazhdueshëm i shpërnguljes së shqiptarëve nga Mali i Zi ka zbrazur tërësisht me dhjetëra vendbanime që nga Plava e Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Analistët vlerësojnë se shkaqet e këtij emigrimi janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe mungesa e perspektivës zhvillimore. Analistët vënë në dukje se shpërngulja kaq e madhe ka arritur pikën kritike që rrezikon qenien kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 251 reads



