Vuçiçi provokon shqiptarët me kriminelë lufte në prag të ditës së fitores
Në Nish u drejtua nga gjenerali në pension Vladimir Lazareviç, ish komandant i ushtrisë serbe në Kosovë i cili qe dënuar me 14 vjet heqje lirie në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, shkelje të zakoneve dhe ligjeve të luftës dhe veprime të tjera jonjerëzore me qëllim të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës.
Voa
11/05/2019 - 08:32
Serbia mbajti të premten një parakalim të rreth 4 mijë trupave, me 300 makina ushtarake dhe 40 fluturake, përfshirë dy helikopterë të pilotuar nga ekuipazhe ruse.
Parakalimi u mbajt në qytetin e Nishit në Serbinë jugore për të shënuar përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se parakalimi ishte demonstrim i forcës mes tensioneve të shtuara me Kosovën.
“Serbia dhe Kosova po akuzojnë njëra tjetrën për dëmtim të përpjekjeve për pajtim pas luftës së viteve 1998-1999, e cila përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s”.
"Serbia është vend i lirë dhe nuk do të lejojë askënd që të kërcënojë lirinë e saj”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë parakalimit.
На импресиван начин обележили смо Дан победе над фашизмом и показали још једном како враћамо дуг онима који су створили слободу. Србија је слободна земља и неће никоме дозволити да њена слобода буде угрожена! #Danpobede #Odbranaslobode #Nis #Srbija
Presidenti Vuçiç, një nacionalist i njohur gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, i cili pohon se synon lidhje më të ngushta me Perëndimin, ruan lidhje të ngushta me Rusinë, aleaten e vjetër të Serbisë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.
Parakalimi i së premtes shënoi ditën e dytë të manifestimeve në Serbi për Ditën e Fitores. Të enjten një manifestim në Nish u drejtua nga gjenerali në pension Vladimir Lazareviç, ish komandant i ushtrisë serbe në Kosovë i cili qe dënuar me 14 vjet heqje lirie në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, shkelje të zakoneve dhe ligjeve të luftës dhe veprime të tjera jonjerëzore me qëllim të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës.
Paraqitja e tij nxiti reagime përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott, i cili shkroi se është “turp që krimineli i dënuar i luftës, ecën në krye të atyre që duan t’u shprehin nderime aleatëve që vdiqën duke luftuar për drejtësinë dhe paqen në Evropë”.
Sramota je da osuđeni ratni zločinac korača ispred onih koji žele da odaju počast saveznicima koji su umirali boreći se za pravdu i mir u Evropi. Dan Evrope = evropske vrednosti. https://bit.ly/2PZIQSH
Njëzet vjet pas luftës Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, por tensionet ndërmjet palëve janë shumë te larta.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 20 reads






