Ylli Përmeti - Blushit: nëse vërtet e do Shqipërinë filloje nga edukimi
Nëse vërtet kërkon ta fuqizosh atë media dhe t’i shërbesh vërtet popullit dhe Shqiprisë, filloje nga edukimi
SHJ
07/06/2018 - 09:09
Nuk e di se sa të vërteta janë këto që shkruajnë [ketu] por Blushit do t’i thosha dy fjalë qoftë edhe kështu: se nuk luftohet pushteti duke i treguar popullit korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë pa i treguar shkaqet e korrupsionit dhe shkaqet e paaftësisë. Në fund të fundit, gjithë masmedia –madje edhe ajo ku ti tani drejton, tregon korrupsionin dhe paaftësinë, për shumë vite me radhë dhe prapë asgjë s’ka ndryshuar në natyrën e pushtetit dhe shoqërisë.
Të shtosh dozat e tregimit të korrupsionit dhe paaftësisë, rrjedhimisht, nuk është zgjidhje: sepse nuk ndryshon asgjë në mendjen e popullit. Madje as edhe te gazetarët që i tregojnë. Çfarë po bëjnë, psh, gazetarët këto ditë për të treguar zhulin që na ka pushtuar? Po tregojnë paaftësinë e pushtetit…të popullit- por edhe mendësinë zhuliste të popullit. Shpesh duke pastruar vetë – duke u bërë shembull. Po këto s’mjaftojnë siç nuk kanë mjaftuar kaq vite veprime të ngjashme. Virtyti i pastërtisë edukohet nëse njihet natyra e virtytit – se nga buron dhe si edukohet.
Nëse vërtet kërkon ta fuqizosh atë media dhe t’i shërbesh vërtet popullit dhe Shqipërisë, filloje nga edukimi duke shtyrë institucionet dhe shoqërinë drejt veprimeve që edukojnë dhe krijojnë njerëz virtuoz – me karakter të qendrueshëm. Ndryshe do ta qelbësh edhe më shumë Shqipërinë dhe televizionin ku punon: sepse gazetaria nuk bëhet…as populli edukohet, me gazetarë ‘opinionistë’ që përdorin më shumë shqisat se sa mendjen...
Një paralelizim mes tregimit të korrupsionit dhe paaftësisë dhe tregimit të shkaqeve të këtyre të fundit, nevojitet dhe mund të krijohet. Kështu edukon dhe sistemin arsimor: sepse kanë vite që vetëm virtyte nuk dinë të zhvillojnë - duke i shtyrë drejt koncepteve dhe praktikave virtuoze dhe më tej edukon dhe popullin…se ndryshe katandisesh si këto partitë e “majta” që kanë shekuj që na tregojnë kodra pas bregut!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads