...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti: si do t`ua heqë shqiptarëve rrogozin “nga poshtë” elita greke?

Ylli Përmeti nuk ndalon së rëni alarmit duke u treguar shkaqet shqiptarëve sepse simptomat, si ai i financimit të institucioneve publike shqiptare nga elita greke, e të tjerë si ai, i tregojnë ata që luajnë lojë të dyfishtë: shtypi i ''pavarur'' shqiptar. Më poshtë alarmi i radhës:

SHJ

23/10/2018 - 09:35

Një parakusht gjeopolitikë që ka krijuar Greqia për të përvetësuar jugun e Shqipërisë është zhgardhimi i vendit përmes tregut të lirë (katër lirive të tij, dhe veçanërisht përmes lirisë së kapitalit, domethënë, lëvizjes së lirë të tij…) dhe rrënimit ekonomik të vendit dhe krijimit të kushteve për pabarazi ekonomike (rritjen e eksporteve greke etj.).

Për rrënimin ekonomik të vendit nuk është përgjegjëse Greqia. Ajo thjesht shoqëroi rrënimin duke u paraqitur si humaniste me ndihma. Përgjegjës ishin reaksionarët e rinj, nga Berisha deri te Nano e të tjerë pas tyre. Efekti i kësaj dinamike është se jugu i Shqipërisë braktiset për herë dhe më shumë nga shqiptarët ndërsa paralelisht Greqia pensionon të ashtuquajtuirt “grekë” për të qendruar në vendlindjen e tyre ndërsa i ndihmon të angazhohen në treg me ndërmarrje të fuqishme dhe në institucione publike dhe në kujdesin e varrezave. Përgjatë këtij procesi, shqiptarët e varfër shesin pronat ndërsa “grekët” e pasur i blejnë…

Rezultati afatgjatë i kësaj politike është se jugu i Shqipërisë braktiset nga shqiptarët dhe banohet nga “grekët” e rinj. Kur të realizohet zhvendosja e shumicës së shqiptarëve dhe reaksionarët e arsimit të kenë zhdukur nga librat e historisë termin “çamëri”, sipas marrëveshjes që është realizuar nga palët në bisedime, kisha greke, bashkë me elitën politike, ndoshta me ndonjë elitë nacionaliste të tipit “Kamenos”, megjithëse as partitë e tjera nuk ndryshojnë shumë nga kjo e fundit (përveç PKK-së), do të pretendojë jugun e Shqipërisë me “carte blenche”. Ky objektiv mund të realizohet rreth viteve 2035-40. Domethënë, për rreth 25-30 vjet…   

Si Ylli Përmeti zbuloi gjeopolitikën greke dhe prapaskenën e bisedimeve me Greqinë... dhe të gjithë heshtën?!

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA