...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti sqaron qendrimin e tij lidhur me krizën në Ukrainë

Veprimet ruse janë pasojë e veprimeve perëndimore dhe në drejtësi ne dënojmë së pari shkaktarët e një krimi dhe jo vetëm pasojat e tij

SHJ

27/02/2022 - 08:59

Qendrimi im për konfliktin në Ukrainë!

Megjithëse unë e kam bër të qartë në studimet e mija se kush janë shkaktarët e krizës 12 vjeçare atje, shumë vazhdojnë të jenë të pështjelluar dhe si pasojë ndihen keq.

Unë dënoj pikë së pari shkaktarët e krizës atje: neoliberalët amerikanë dhe evropianë―ata që shkelën të drejtën ndërkombëtare me të dyja këmbët në Ukrainë për qëllimet e tyre ekspansioniste. Ky akt flagrant duhet të dënohet jo vetëm sepse shkel të ndrejtën ndërkombëtare por dhe sepse siç u kërcënua Ukraina e 12 viteve më parë ashtu do të kërcënohemi dhe ne nëse nesër kërkojmë të mbrojmë prodhimin tonë përmes kontrollit të mallrave―të mallrave që dëmtohen nga liria e mallrave: ata do të organizojnë të njëjtin “revolucion portokalli” me shoqërinë civile dhe agjentët e tjerë që kanë në vendin tonë dhe do ta rrëzojnë një qeveri që synon të zhvillojë prodhimin e brendshëm ndryshe nga sa dikton perëndimi.

Së dyti, unë dënoj ndërhyrjen ushtarake ruse sepse besoj se kishte mundësi të vepronte ndryshe ndaj kërcënimit që i vinte nga Ukraina me mbështetjen perëndimore si lidhur me popullin rus që banonte atje ashtu dhe me vetë Rusinë dhe sepse shkeli të drejtën ndërkombëtare―domethënë, përdori forcën ushtarake. Por kjo është gjysma e të vërtetës: sepse Rusia ka përdorur dhe do të përdor argumentin e ‘vetmbrojtjes’ pasi e la shfaqjen për tetë vjet me radhë të zhvilloshësh, kryesisht për të bindur popujt për karakterin e regjimit të Kievit. Rusia ka dhe një të drejtë tjetër, të cilën e ka shprehur në mënyrë të përsëritur: se Ukraina është krijesë e Rusisë Sovjete. Kështuqë nëse shkonte në gjykatën ndërkombëtare ajo do të përdorte pikërisht argumentat që sapo përmenda.

Por veprimet ruse janë pasojë e veprimeve perëndimore dhe në drejtësi ne dënojmë së pari shkaktarët e një krimi dhe jo vetëm pasojat e tij. Kështuqë ata që dënojnë vetëm pasojat ose janë hipokritë ose s`e kanë idenë nga drejtësia―në këtë rast nga drejtësia ndërkombëtare, e cila ndërthuret në gjykim me drejtësinë penale!     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA