...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti, studentëve - thirreni fortë: E duam Shqipërinë demokratike dhe shkencore

‘E duam Shqipërinë demokratike dhe shkencore’…ku ka më mirë se ‘demokracia’ dhe ‘shkenca’ nëse kuptohen drejtë…

SHJ

08/12/2018 - 16:57

Mirë është që në këtë fazë—të pranimit të qeverisë ‘Rama’ për të biseduar kërkesat me studentët—të përmenden disa të vërteta:

  1. Meritën për mobilizimin e studentëve e kanë thuajse eksluzivisht veprimtarët e OP-së;
  2. Përpjekja e PD-së për ta implikuar protestën është kuptuar nga studentët dhe nuk besoj se do të manipulohen;
  3. Qeveria mund ta rrisë buxhetin e arsimit të lartë vetëm nëse i heq vetes (krye…ministritë) një përqindje të konsiderueshme nga buxhetet;
  4. Korrupsioni në Uni mund të luftohet kur kuptohen shkaqet dhe integrohen mësues dhe pedagogë virtuozë dhe një ligj që parandalon korrupsionin;
  5. Motua e studentëve nuk mund të jetë si në ‘90 ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, sepse Evropa i viteve ‘90 ishte në procesin e braktisjes së social-demokracisë dhe përqafimit të globalizmit neoliberal me gjithçka nënkupton kjo—se Evropa s`është më si shekullin e kaluar…—por ‘E duam Shqipërinë demokratike dhe shkencore’…ku ka më mirë se ‘demokracia’ dhe ‘shkenca’ nëse kuptohen drejtë… 
  6. Pranoni bisedimet me qeverinë por pa u tërhequr nga kërkesa fillestare: ‘Arsim publik falas’ duke filluar me uljen e tarifave por me objektiv arsimin publik falas. Që do të thotë, se ju vetë do të studioni (qoftë edhe duke konsideruar studime nga pararendës) dhe propozoni se si mund të realizohet arsimi puplik falas: me ekonominë aktuale apo me një tjetër…    
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA