Ylli Përmeti: Zgjedhjet në socializmin marksist ishin më të drejta se “zgjedhjet” e partive
Kandidati kalonte nga një proces ‘prove’—puna e tij/saj— dhe shqyrtimi i meritave të tij/saj nga pushtetet përkatëse.
SHJ
10/06/2020 - 09:26
Karahasuar me zgjedhjet e “demokracisë” përfaqësuese, zgjedhjet e shekullit të kaluar—nën sintezën marksiste— ishin më të drejta, sepse kandidatët zgjidheshin prapëseprapë në bazë të maritave, jo nga kuvendet popullore por nga organizatat punëtore dhe këshillat popullore. Qoftë edhe nëse i krahasojmë me zgjedhjet daneze ishin më të drejta, sepse edhe partitë daneze propozojnë kandidatë që nuk kalojnë nga gjykimi i meritave të tyre në asamble por kalojnë së fillim nga kryesitë dhe kryetarët e partive pastaj paraqiten në asamble ku paraqesin “meritat” e tyre.
Propaganda kriminale e gazetës “Dita” me “atentatin” Berisha-Rama dhe fiaskua me sistemin zgjedhor danez
Argumenti që përdorin demagogët e 30 viteve të fundit se në “komunizëm” (qoftë edhe këtë term e shtrembërojnë sepse ishte “socializëm” dhe jo “komunizëm”!) ‘votonin’ dhe nuk ‘zgjidhnin’, është i padrejtë, sepse ata nuk përmendin procesin përmes të cilit kandidatët kalonin dhe meritave përmes të cilave ‘zgjidheshin’ nga organizatat punëtore apo këshillat popullore: procesi ishte puna dalluese dhe e ndershme e kandidatëve në sektorët e ekonomisë ndërsa zgjidheshin sipas meritave nga organizatat punëtore dhe këshillat popullore. Kandidati, në fjalë të tjera, kalonte nga një proces ‘prove’—puna e tij/saj— dhe shqyrtimi i meritave të tij/saj nga pushtetet përkatëse.
Kështuqë kishte ‘zgjedhje’ në bazë të meritave dhe nuk ishin vetëm ‘votime’ siç na e paraqesin demagogët të cilët nuk kundërshtohen as nga partitë “komuniste”! Hamendësisht, sepse s`kanë kuptuar asgjë nga procesi zgjedhor i socializmit marksist. Ndryshe ndodh me partitë e kohëve tona: kandidatët ‘zgjidhen’ nga kryetarët e partive dhe ndonjë herë nga kryesitë e partive dhe më pas paraqiten në popull ashtu e kështu. Kështuqë vërtet populli ‘zgjedh’ në sistemin aktual por nuk zgjedh dikë që ka kaluar nga ‘provat’ në punë dhe shqyrtimi i meritave.
*Këshillohet të lexohet gjithë analiza shoqëruese që të kuptohet drejtë çështja e zgjedhjeve.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads



