...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zbardhet axhenda “rraskapitëse” e bisedimeve në Kretë: Greqia kërkon detin!

Në krye të axhendës së bisedimeve është finalizimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë të Greqisë dhe Shqipërisë

Dita

09/11/2017 - 17:18

Sipas Creta Post, ky model i bisedimeve intensive është një zgjedhje e ministrit Kotzias dhe  tregues i një rëndësie të madhe që ka për Greqinë situata me fqinjët e saj në Ballkan.

Veç të drejtave për minoritetit grek (çështja që Athina e lidh drejtpërdrejt lidhet me mundësinë e perspektivës europiane të Shqipërisë), në top axhendën e bisedimeve është finalizimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Në Athinë e  dinë shumë mirë se dy çështjet kryesore në axhendën e palës shqiptare është heqja e ligjit të luftës dhe reduktimi ose heqja e tarifës konsullore për çdo dokument që merr çdo shtetas shqiptar ose emigrant në Greqi.

Kjo është një çështje e një rëndësie të vogël në dukje, por e përkthyer në qindra e mijëra votues shqiptarë, konsiderohet një prioritet për Tiranën.

Athina e ka bërë të qartë se nuk e njeh çështjen çame, duke refuzuar të pranojë çdo lidhje të këtij pretendimi me heqjen e ligjit të luftës. Diskutim do të ketë për pronat që janë në konservim, por jo ato të lidhura me çamët.

I pyetur për këtë takim edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati nuk përmendi çështjen çame, por foli për një shportë të Luftës së Dytë Botërore, e cila lë hapësirë për interpretim.

“Është një dialog që ka vështirësitë e veta. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta. Ato kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi. Ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira”, theksoi Bushati, sipas Respublica-s.

https://www.cretapost.gr/369046/stin-kriti-i-ypourgi-exoterikon-elladas-…   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA