Pse “INSTAT-i” dhe “FMN-ja” nuk i thotë të gjitha për “rritjen” ekonomike të qeverisë “Rama”?
Rritja në fjalë dhe si çdo “rritje” tjetër që do të pasojë, shkon kryesisht në xhepat e pronarëve që kontrollojnë strukturat e prodhimit, shpërndarjes dhe shërbimeve.
SHJ
06/10/2017 - 09:41
Rritja ekonomike në pjesën e parë të vitit sipas “INSTAT-it” ka ardhur kryesisht nga sektori i ndërtimit (gati 23%), i ndihmuar nga punët publike që u përshpejtuan në prag të zgjedhjeve dhe ndërtimet për gazsjellësin “TAP”.[1]
FMN-ja, në anën tjetër, argumentoi se rritja ekonomike ishte rezultat irritjes së kërkesës vendase, investimet e huaja direkte të mëdha të lidhura me sektorin energjitik, rritja e turizmit dhe rimëkëmbja e partnerëve tregtarë më kryesorë nga BE-ja.[2]
Megjithë ndryshimet në qendrime, në të vërtetë, si punët publike (rrugët; stadiumet; punimet në Tiranë etj.), ashtu dhe TAP-i dhe turizmi, nuk kanë efekt të madh në rritjen e konsumit ose kërkesës, siç do të kishte, për shembull, rritja e punësimit ose punësim i plotë, rritja e prodhimit në sektorët e ekonomisë dhe barazia relative ekonomike.
Rritja në fjalë dhe si çdo “rritje” tjetër që do të pasojë, shkon kryesisht në xhepat e pronarëve që kontrollojnë strukturat e prodhimit, shpërndarjes dhe shërbimeve.
Pyetja tjetër që duhet të ngrejmë është se nëse “rritja” ishte pasojë e politikave të qeverisë “Rama1”? Për ndërtimin, nga i cili buron dhe rritja kryesore, mund të themi se qeveria e ka nxitur siç e pezulloi në fazën e parë të qeverisjes. Për të tjerat –TAP-i etj.- qeveria thjesht përgatiti fushëveprimin. Megjithatë, një analizë më e hollësishme do të vijë...
[2]Voa, 03/10/2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 26 reads



