...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ja cila është përparësia e pestë e Merkelit në Shqipëri?

29/11/2016 - 08:58

Fakti që Berisha dhe Nano i korruptoi institucionet në Shqipëri, me njerëz pa përvojë, pa virtyte dhe pa njohuri teorike, dhe Rama dhe qeveria e tij nuk di t’i rregullojë, sepse janë njëlloj, i japim të drejtë të plotë hegjemonistes së BE-së, Gjermanisë, dhe jo vetëm, që t’na tregojë se çfarë të bëjmë!

Problemi, edhe në këtë rast është populli që voton parti me padije. Sepse në Shqipëri ka njerëz me përvojë, virtyte dhe dije teorike. Sidoqoftë, Rama na komunikoi në DW se ai mori “pesë prioritete” (ose kritere, siç i quante ai) nga Merkeli. Por nuk na i tha!

Kujtoj se fjala ‘prioritet’ mund të zëvendësohet me fjalën tonë ‘përparësi’. Por politikanët e tipit “Rama” përdorin më shumë veshin sesa mendjen për gjuhën dhe shprehjen.

Sidoqoftë, katër përparësitë, në të vërtetë, na i komunikoi Merkeli: “zbatimi i qëndrueshëm i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillimi i mirë i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”. Por cila është e pesta?

Unë besoj se janë dy mundësi: ose ndonjë konçesion për ndonjë ndërmarrje gjermane me aksionet e Merkelit...veçanërisht në transport dhe energji, ose ndonjë blerje armësh nga arsenali ushtarak i Gjermanisë… 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA