BBC: Shqipëria, kryeqyteti veror i kanabisit në Europë
01/12/2016 - 19:23
Shqipëria është bërë prodhuesi veror më i madh në Europë i kanabisit. Bima përshkruhet si një “ar i gjelbërt ” nga kultivuesit. Për një popull të varfër, është një industri me biliona euro. Në Shqipëri, një kg shitet midis 100 dhe 200 euro. Në Itali kap një çmim prej rreth 1,500 euro. Shumica trafikohet përmes Malit të Zi, jugut - përmes Greqisë, ose në perëndim përgjatë Adriatikut. Nuk ka ndonjë treg të rëndësishëm në vend. Një burim e vlerëson industrinë e paligjshme rreth pesë miliard euro në vit — thuajse sa gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Nëse krahasohen shifrat e Italianëve me shifrat zyrtare të qeverisë “Rama”, për vitin 2015-të dhe 2016-të, ato tregojnë një rritje pesë-fishore të kultivimit të kanabisit.
Europe's outdoor cannabis capital, BBC,1 December 2016
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 121 reads



