Pas Francës edhe Italia: ndalon prindërit të publikojnë fotografi dhe video të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale
A duhen publikuar fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
Dita
05/01/2018 - 16:04
Publikimi i fotografive në rrjetet sociale është shumë i përhapur në vitet e fundit.
Duke filluar nga lajmi i shtatëzanisë e deri te lindja, pastaj çdo e re nga fëmijët ndahet me të tjerë në rrjetet sociale nga vetë prindërit.
Por jo në të gjithë botën.
Kjo, pasi Italia e ka ndaluar tashmë publikimin e videove dhe fotove të fëmijëve në rrjetet sociale.
Kjo ndodh në rastet kur njëri nga prindërit pranon publikimin e fotove të fëmijëve, ndërsa prindi tjetër është kundër.
Në hyrjen në fuqi të këtij ligji gjykata italiane, ka detyruar prindërit t’i fshijnë edhe fotografitë e mëparshme.
Autoritetet italiane paralajmërojnë se, vendosja e fotografive të fëmijëve fsheh rreziqe të mëdha për vetë fëmijët, veçanërisht të lidhura me pedofilinë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 6 reads



