Shqiptarët e Sanxhakut dënojnë vrasjen e Ivanoviçit dhe kujtojnë padrejtësitë e shtetit serb kundrejt pakicave kombëtare
Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut dënon me forcë vrasjen e Oliver Ivanoviçit, presidentit të Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" ("Srbija, demokratija, pravda").
SHJ
18/01/2018 - 19:20
Dënimi i vrasjes së Oliver Ivanoviç
Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut dënon me forcë vrasjen e Oliver Ivanoviçit, presidentit të Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" ("Srbija, demokratija, pravda").
PAD (SDA) Sanxhakut kundërshton fuqishëm të gjitha llojet e dhunës, veçanërisht ato të motivuara nga aspekte kombëtare, fetare e politike, dhe vlerëson se me vrasje dhe dhunë nuk mund të zgjidhet asnjë problem.
PAD (SDA) Sanxhakut u bën thirrje autoriteteve kompetente shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të ndriçojnë vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe të sigurojnë paqen, drejtësinë dhe sigurinë e plotë, si bazë për stabilitetin në këtë rajon.
Novi Pazar, 16 janar 2018.
Shërbimi Informativ i PAD (SDA) Sanxhakut
Kërkojmë ndryshim të Kushtetutës së Serbisë
Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut informon opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se ditën e sotme më 17 janar 2009, një grup i personave të armatosur pa asnjë lloj autorizimi ka hyrë në hapësirat zyrtare të “Partia e Aksionit Demokratik” (SDA) të Sanxhakut dhe kanë shtënë në udhëheqjen e Partisë. Plot 9 vite, autoritetet shtetërore nuk e kanë ndriçuar këtë atentat politik, sikurse edhe shumë krime të tjera kundër boshnjakëveqë nga viti 1990 deri më tani.
Ky krim dhe krime të tjera të pazgjidhura kundër boshnjakëve në Sanxhak në vitet '90 e këndej tregojnë qëndrimin tolerant të autoriteteve serbe ndaj krimeve kundër boshnjakëve të Sanxhakut.
Këto janë vetëm disa nga arsyet pse boshnjakët e Sanxhakut nuk u besojnë autoriteteve shtetërore serbe. Autoritetet shtetërore serbe, kryesisht gjyqësori dhe policia, kanë humbur të drejtën dhe besimin për të vepruar në Sanxhak.
Për këto arsye, PAD ( SDA) e Sanxhakut, si parti parlamentare e minoriteteve kërkon ndryshime urgjente dhe të domosdoshme të Kushtetutës së Serbisë në mënyrë që më në fund të zgjidhet status i Sanxhakut dhe statusi i popullit boshnjak në Serbi.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian për një rishikim urgjent të Planit të Veprimit të Kapitullit 23 dhe 24 për pranimin e Serbisë në BE, plani i veprimit të pakicave dhe të drejtën e minoriteteve për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sundimit e ligjit dhe barazisë para ligjit.
Novi Pazar, 17 janar 2018
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 210 reads



