Parlamenti turk miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa pogromet vazhdojnë
Parlamenti i Turqisë votoi të enjten për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme që u vu në vend pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti në korrikun e vitit 2016, njofton media turke.
Voa
19/01/2018 - 08:17
Kjo është zgjatja e gjashtë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të futet fuqi të premten pas mesnate, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Në bazë të kushtetutës turke, gjendja e jashtëzakonshme mund të deklarohet maksimumi për gjashtë muaj.
Prej një vit e gjysëm në Turqi mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Një situatë e tillë i mundëson presidentit dhe qeverisë që të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe të pezullojë të drejtat dhe liritë.
Rreth 50 mije njerëz janë burgosur dhe mbi 110 mijë janë shkarkuar ose larguar nga vendet e tyre të punës në Turqi që nga deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2016.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads



