Kotzias: Shqipëria na i dha të gjitha (varrezat, detin, Çamërinë etj.)!
Në politikën e jashtme nuk ekzistojnë miqësi; ekzistojnë interesa. --Kotzias
SHJ
16/02/2018 - 17:11
Kotzias, ministri i jashtëm i Greqisë, 'marksisti' dhe profesori i politikës së jashtme, pati një intervistë të gjerë në një televizion grek dhe foli kryesisht për marrëdhëniet me Turqinë dhe Maqedoninë dhe shumë pak për Shqipërinë. Hamendësisht sepse Shqipëria, siç do të citojmë në vazhdim pjesë nga intervista, i ka zgjidhur problemet falë “diplomatëve” tanë të shquar.
Lidhur me kërcënimet turke tha se “Greqia nuk është si Iraku apo Siria”: sepse ajo do të kundërveprojë nëse provokohet sërish nga Turqia. Theksoi se Greqia kërkon barazi me Turqinë dhe jo mendësi superiore dhe inferiore. Gjatë kohës si ministër i jashtëm “kam përdorur’, citoi Kotzias, “zgjuarsi”...“një taktikë të re diplomatike me Turqinë: duke e denoncuar në hapësirat ndërkombëtare, të cilën e ndjekim dhe tani” sesa duke kundërvepruar siç vepron ajo.
Turqinë, ndoshta e irriton fakti që po zgjidhim porblemet me Shqipërinë dhe çështjen maqedone. Ajo kërkon që Greqia të ketë probleme në jug dhe me vendet fqinje në veri të saj. Udhëheqja e Turqisë gjendet mes ndjesisë sipërore dhe dëshirës për të vepruar si të dojë dhe pasigurisë dhe frikës. Dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse nëse kërkon të përballesh me dikë - atë [se kur] duhet ta vendosësh ti dhe kurrë tjetri! Sipas tij, “perëndimi nuk është si në të kaluarën në politikën e jashtme: ka shumë kontradikta”, duke e ilustruar me politikën e tij në Siri ku filloi luftën kundër Asadit dhe e la gjendjen të përshkallëzonte.
Me bullgaro-serbët e të ashtuquajturës “Maqedoni” nuk është mbyllur asnjë çështje: sepse, sipas tij, “ata shtrëngohen – ne jo”. Kotzias mbështet idenë e mospërfshirjes së emrit “maqedoni” në çështjen e emrit sepse Maqedonia nuk lidhet me sllavët por me grekët — me kombin grek!
Kotzias pranoi, gjithashtu, se kur ra socializmi [marksist], i vetmi vend me investime të mëdha në rajon dhe me një bosht bankar, ishte Greqia. Nënkupton se në atë kohë vendet përkatëse iu nënshtruan Greqisë pikërisht për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe shton, se sot, fuqia e Greqisë ka rënë, jo vetëm ekonomia por dhe imazhi. Kur shkova në një Universitet të Tiranës, tregon Kotzias, gacmoja të pranishmit dhe përpara se të mbaronte përkthimi, të pranishmit qeshnin: dinin greqisht. Kjo tregon, sipas tij, duke përmendur më parë se shqiptarët kanë jetuar në Greqi, se Shqipëria ka element grek! Njëlloj ndodh, sipas tij, dhe në të ashtuquajturën Maqedoni: ato vende jetojnë në një paradoks dhe papërputhshmëri — në njërën anë na admirojnë dhe na duan në tjetrën e kanë të vështirë të na pranojnë. Arsyeja është se ose ne jemi sjellë me sipëri ose jemi sjellë, siç ata mund ta perceptojnë, me urrejtje.
Kishim çështje të hapura me dy nga tre vendet fqinje, domethënë, me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe para një muaji mbyllëm në Shqipëri gjithë paktën e çështjeve të hapura që kemi këtu e 70 vjet. Me shqiptarët negociojmë dy-tre vjet dhe jemi pjekur: Shqipëria do të jetë aleatja jonë më e ngushtë në rajon!
Qartësisht, vizita e Ciprasit do të jetë kurorëzimi i çështjeve të mbyllura tashmë nga pala jonë dhe do të nënshkruhet marrëveshja. Është me rëndësi të jashtëzakonshme të kuptojmë se çfarë ka ‘dhënë’ Shqipëria përgjatë këtyre bisedimeve: ajo ka dhënë varrezat, detin dhe heqjen e emrit “Çamëri” nga librat shkollorë. Të tjerat --të padeklaruarat-- do të vijojnë. Këto janë deklaruar nga pala geke. Pala jonë thjesht ka miratuar kërkesat greke...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 32 reads



