Qindra familje shqiptare të prekura nga gjakmarrja
Shqipëria ka aktualisht 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në Shqipëri ndërsa 113 prej tyre janë larguar jashtë vendit.
Voa
13/06/2018 - 08:25
Studimi u krye nga shoqata “Gjenerata e Re” me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE në 6 qarqet e prekura nga kjo dukuri: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës.



Gjakmarrja në Tiranë ka ardhur për shkak të lëvizjes demografike të popullsisë, nga zonat veri dhe veri-lindore, ku shumë familje sjellin edhe dramën e marrjes së gjakut. Familjet mbyllen në shtëpi nga frika e vrasësit; Kukësi ka 3 familje të të ngujuara, 6 janë në Lezhë, po 6 ka Durrësi, madje edhe në Tiranë janë 5 familje të ngujuara nga gjakmarrja.
Pajtimet e gjakmarrjeve janë shumë të vështira dhe këto shpesh kthehen në vrajse. Mënyrat kryesore për ta shmangur rrezikun është largimi jashtë Shqipërisë apo në zona të tjera brenda vendit.
Pjesa më e madhe e familjeve të prekura nga gjakmarrja jetojnë në varfëri dhe mjerim. Rëndesa ekonomike vjen nga izolimi dhe banesat e vogla pa siguri dhe pa kushte, sidomos për të sëmurët, të cilët nuk dalin dot as për të marrë shërbimin mjekësor.
Konfliktet e gjakmarrjes trashëgohen nga vetëgjyqësi të vjetra e të reja. Halli më i madh mbeten fëmijët e pafajshëm, që ngujohen ose shkëputen nga shkolla, madje ka edhe nga ata që kanë lindur në ngujim.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 19 reads



