...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Tragjedi e parrëfyeshme: 99 të vdekur dhe 187 të lënduar nga zjarret në Greqi (foto/video)

Tragjedi e parrëfyeshme me të paktën 87 të vdekur dhe 185 të lënduar mes tyre dhe 16 fëmijë nga të cilët 11 në gjendje kritike është shkaktuar në Atikë të Greqisë nga zjarret që djegin pyje dhe banime

SHJ

24/07/2018 - 07:51

Zjarret në vendbanimet e veri-lindjes së Athinës, Mati, të cilët si fillim u shfaqën në Pedeli, shkuan në Marathona dhe pastaj në Mati, morën jetën e të paktën 87 vetëve; shkatërruan banime, pyje dhe jetë kafshësh. Vlerësohet se të vdekurit mund të shkojnë më shumë; mbi 100, sepse janë rreth 1500-2000 banesa të djegura tërësisht që nuk janë hetuar dhe mbi 200 të humbur. Në afërsi të zonës Rafina, forcat e shpëtimit gjetën 26 viktima të tjera; të tjerë janë gjendur në zona të tjera të përfshira nga flakët. Gjendja mund të përshkruhet si 'tragjedi' për shkak se është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe tronditëse.

Qeveria, masmedia dhe populli grek mashtroi veten edhe një herë për shkaqet e tragjedisë

Zjarret janë vënë të martën në mëngjes nën kontroll, sepse edhe erërat janë zbutur, por disa vatra vazhdojnë të djegin pas më shumë se 48 orëve. 

Vlerësohet se banimet përkatëse janë zhvilluar në kaos, në mes të pishave dhe pa kurrëfarë plani parandalimi nga zjarret! Pak kohë para kësaj tragjedie në Athinë ka patur përmbytje të mëdha.

Kjo ngjarje, vërteton edhe një herë se njëriu, shoqëritë dhe qeveritë që s'mësojnë të parandalojnë...pësojnë edhe tragjedi të kësaj natyre!

Përditësuar 11 shtator 2018

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA