Fatos Tarifa dhe Anthony Giddens mbështesin kaosin e Brzezinskit për botën ndërsa nuk tregojnë shkaqet e luftës në Siri
Më poshtë po citojmë qendrimin e Fatosit lidhur me këshillat e Brzezinkit me të cilat si duket pajtohet dhe Giddens, dhe po riqarkullojmë strategjinë e Brzezinskit, këshillat e të cilit i adoptoi Obama por deri tani, jo Trampi, ndërsa nuk tregojnë shkaqet e luftës!
SHJ
17/08/2018 - 13:10
'Për mendimin tim, Brzezinski ka të drejtë kur thotë se, sistemi ndërkombëtar ka nevojë për një fuqi stabilizuese efektive, dhe se, në një perspektivë të afërt, alternativa më e mundshme ndaj rolit konstruktiv global të Amerikës është kaosi. A nuk jeni edhe ju i të njëjtit mendim?' Fatos Tarifa, Dita
...pas krizës ekonomike që shpërtheu në fund të vitit 2007-të dhe fillim-vitit 2008-të, u shfaq një doktrinë e re për hegjemonizmin amerikan në veçanti dhe elitën mbikombëtare në përgjithësi: “doktrina e krijimit të kaosit botëror” arkitekti i së cilës është Zbigniew Brzezinski, një polako-amerikan, gjeo-strategjist dhe këshilltar i Presidentit Jimmy Carter (1977-1981) për marrëdhëniet me jashtë. Dhe ishte i njëjti këshilltar që kurthoi rusët në “kurthin afgan” të vitit 1980-të, duke bindur presidentin Karter për të dërguar ndihmë sekrete për kundërshtarët e regjimit pro-sovjet në Kabul.[1] Ai këshillonte elitën mbikombëtare e cila duhet të vepronte duke kombinuar doktrinën “teknetronike”. Sipas tij, elita amerikane duhet të synonte mbajtjen nën mbikëqyrje dhe nën kontroll sjelljen e masës, dhe se i takon asaj ta ushtrojë këtë teknikë. Pajisjet teknologjike për elitat janë pjesë e kësaj strategjie, e cila di se si zgjidhen problemet konkrete me metodologji “shkencore”. Në fjalët e tij: “e vetmja alternativë për një rol amerikan konstruktiv është krijimi i kaosit botëror”![2] Ai vizitoi Shqipërinë dhe ka krijuar celulat dhe shkollarët e tij. Për disa përbën frymëzim, sidomos lidhur me nofkën e ‘arkitektit të rënies së Rusisë’, për të cilën ai dhe shumë si ai, krenohet. Kështu Brzezinski, pasi kritikoi për lakmi të tepërt sistemin amerikan, u thuri lavde bankierëve botëror (Rockefeller etj.).[3] Lavdet nuk mungojnë as tek “akademikët” tanë: Moikom Zeqo, për shembull, citon se Brzezinski konsiderohet si ‘realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike’![4] Sidoqoftë, për të ruajtur hegjemoninë e saj SHBA-ja duhet të zbatojë, sipas Brzezinskit, katërhapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe:
- Bashkimi lidhet me përpjekjen e rithemelimit të një sensi qëllim-plotë të ndarë midis Amerikës dhe Europës...e vetmja zgjidhje praktike është të kultivosh një dialog të matur midis SHBA-së dhe tre vendeve europiane që kanë një orientim global: Britani, Franca dhe Gjermania. Siç do të shohim më poshtë, kjo strategji përputhet ekzaktësisht me strategjinë që kanë thurur kryetarët e korporatave europiane vite më parë.
- Tështrish, sipas tij, ka lidhje me një përpjekje të matur për të ushqyer një koalicion më të gjerë të lidhur me principet e ndërvarjes dhe përgatitje për të luajtur një rol duke promovuar një drejtim më efektiv global. Në këtë mënyrë, disa formula për këshillime të shpeshta, me qëllim radhitjen e një kompozicioni nga G-14 në G-16 duhet të ndahet për të sjellë bashkë vendet me influencë gjeopolitike, por edhe me peshë ekonomike.
- Të angazhosh do të thotë, sipas tij, kultivimin e zyrtarëve të lartë përmes bisedave jozyrtare midis pushteteve kyç, sidomos SHBA-ja, triada europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundësisht India.
- Të paqëtosh, kërkon një përpjekje të matur nga SHBA-ja për t’iu shmangur moçalimit në hapësirën midis Suezit dhe Indisë. Me këto politika të ravijëzuara, Brzezinki arrin në përfundimin se Obama me dhuntitë e tij intelektuale dhe retorike mund të promovojë hegjemonizmin Amerikan.[5]
Por kaos, në mos gaboj, do të thotë ‘luftë’!...
Pjesë nga një studim më i gjerë me titull, Pushteti i kaosit dhe globalizmi neoliberal, Ylli Përmeti, 2013.
Ylli Përmeti: Arsyet e vërteta të luftës në Siri dhe mundësia e shkaktimit të një lufte botërore*
[1]In the Foreign Policy shodow of Dr. Brzezinski: Obama, Islamic fundamentalism and Russia, Part I, Bruno Adrie, Global Reaserch, October 31, 2015.
[2]The global political awakening, Zbigniew Brzezinski, New York Times,December 16, 2008.
[3]Brzezinski shpjegon ekuilibrat botërorë: Putinizmi është fenomen i rrezikshëm, por afatshkurtër, Bisedoi: Janusz Bugajski, Albanian Screen.
[4]ZBIGNIEV BRZEZINSKI, RIZGJIMI POLITIK GLOBAL, Moikom Zeqo, Shqip, 2011-02-26.
[5]The global political awakening, Zbigniew Brzezinski, New York Times, December 16, 2008.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



