Franca kundron për t’u ndarë me një status quo të paqendrueshme
Wolfgang Münchau*
02/01/2017 - 14:11
Për hir të ushtrimit të pastër intelektual ia vlen të shikojmë anët pozitive të vitit 2017-të, meqënse ne jemi të gjithë në dijeni për gjërat që mund të jenë gabim. Ana e vetme pozitive më e madhe — dhe jo veçanërisht e pagjasë — do të ishte një fitore për Emenuel Makrnonin në zgjedhjet presidenciale të Francës. Për herë të parë, një sondazh ka treguar se ish-ministri i ekonomisë, i cili garon si një kandidat i pavarur, është përpara François Fillon, një ish kryeministër, i cili është kandidati zyrtar i partisë së qendrës së djathtë republikane.
Në bazë të standarteve franceze ata janë të dy reformatorë radikalë, megjithëse ata ndryshojnë në radikalizmin e tyre. Fijoni është më ekstrem. Ai kërkon të heqë qafe 35 orarshin javor, të rrisë moshën e pensionit dhe të shkurtojë punësimin e sektorit publik më shumë se gjysmë milioni. Nëse ai fiton dhe arrin të zbatojë axhendën e tij, Franca do të kalojë përmes një periudhe derregulluese ekstreme. Politikisht, Fijoni qendron në souverainisme-in tradicional të Francës: një doktrinë që kundërshton një variant federal të integrimit europian dhe e shikon komb-shtetin si mjetin kryesor politik të shpëtimit në politikën e kontinentit. Ndoshta nuk është e rastit se Fijoni gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me Vladimir Putin, presidentin rus.
Makroni, gjithashtu, kërkon reforma ekonomike që establishmenti francez, veçanërisht partia socialiste, nuk do të miratonte. Por ai është e kundërta e souverainiste-ve: ai kërkon një union fiskal dhe politik për eurozonën sepse ai pohon se i vetmi shtet-komb që përfiton nga përshtatja aktuale politike në Evropë është Gjermania, jo Franca. Në këtë kuptim, ai është poli i kundërt i Mari Lepen, udhëheqsja e Frontit të djathtë Kombëtar. Makroni kërkon të bëjë eurozonën të funksionojë; Lepen kërkon ta shkatërrojë atë.
Është më pak e qartë se ç’implikacione do të zjellë fitorja e Fijonit. Njëlloj si politikanë të tjerë republikanë ai nuk ka hartime të mëdha për Europën ose për eurozonën. Ndryshe nga pararendësit e tij, radikalizmi i tij ekonomik mund të përfundojë duke prodhur konvergjencë ekonomike me Gjermaninë, megjithëse unë nuk do të këshilloja ndokënd për të ndërmarrë këtë kurs meqënse Gjermania është unike në strukturat e saj ekonomike dhe sociale. Ajo ka një sektor manifakture shumë më të fuqishëm se Franca. Por unë jam gati të pranoj se një strategji për konvergjencë ekonomike është, të paktën në teori, një “rrugë e tretë” e vlefshme.
Kështu ne kemi tre politikanë me tre strategji të qarta të qarta. Atje ka kandidatë të tjerë. Socialistët do të përcaktojnë garën e tyre zyrtare për premierin këtë muaj. Por le të hamendësojmë se zgjedhja presidenciale do të jetë një garë mes Fijonit dhe Makronit dhe Lepenit, të cilët ndodh të jenë tre interpretuesit më të fuqishëm në sondazhe deri tani. Ndërsa tërheqjet relative të Makronit ose Fijonit janë të thjeshtë për t’u parë, cili do të jetë ndikimi ekonomik për fitoren e Lepenit? Atje ka shumë arsye të mira për ta përbuzur atë dhe partinë e saj por liberalët nuk duhet të përsërisin gabimin që ata bënë gjatë fushatës referendare të Britanisë për BE-në dhe zgjedhjes presidenciale të SHBA—së, kur ata parashikuan një shkrirje ekonomike që nuk ndodhi. Qoftë Brexit qoftë fitorja e Trampit u pasuan me një rritje në çmimet e aksioneve. Atje kishte arsye të mira për të kundërshtuar Brexit dhe Trampin. Por argumentet ekonomike që u ngritën kundër tyre ishin ekzagjeruar dhe mendjengushtë. Unë do të shikoja në një fitore hipotetike të Lepenit në të njëjtën mënyrë. Presidenca e saj do të vriste ëndërrën europiane. Ajo do të shkatërronte euron. Por nuk mund të përjashtoj mundësinë që ajo mund të jetë e mirë për ekonominë e Francës ose se ajo mund të prodhonte një bum të tregut të aksioneve. Një euro pa transferime fiskale është e barabartë ekonomikisht me standartin e arit të viteve 1930-të. Sa më herët që vendet e tyre dolën jashtë standartit të arit, aq më herët rigjallërimet e tyre ekonomike filluan.
Në këtë kuptim të ngushtë, Lepen dhe Makroni përbëjnë dy variante të kundërt por të vlefshëm, njëherësh ekonomikisht të parapëlqyer kundrejt një status quo-je të paqendrueshme. Dhe Fijoni paraqet një variant më realist të status quo-s se çdo politikë që është provuar më parë. Çdo pozicion, ndërsa konsistent nga brenda, është gjithashtu i rrezikshëm. Është ende e paqartë se nëse Makroni mund të bindë Gjermaninë për t’u pajtuar për një union fiskal. Por nëse ndonjë i jashtëm mundet, ai duhet të jetë presidenti francez. Është ende e paqartë se Fijoni do të mbështetësh nga një shumicë reformiste parlamentare në mënyrë të barabartë. As është e qartë se Lepeni mund të administrojë një politikë të vlefshme ekonomike jashtë eurozonës. Nga perspektiva e një investitori, çdonjëi nga këta kandidatë zotëron një mundësi rreziku në rritje.
Vitet 1930-të na mësuan se e paqendrueshmja gjithnjë përfundon dhe administrimi i saj kurrë s’funksionon, megjithëse gjithnjë dukësh tërheqëse për analfabetët ekonomikë në atë kohë. Dështimi për të vërejtur këtë mësim është arsyeja se pse qendrorët kanë humbur kudo në vitet e fundit. Ngjarjet e vitit 2016-të janë të përputhshme me këtë vrojtim. Mundësia pozitive për vitin 2017-të përbëhet nga mundësia se një liberalizëm i korruptuar moralisht mund të krijojë hapësirë për diçka më të qendrueshme. Por kujdes së çfarë dëshiron. Rezultati i përshtatshëm ekonomik mund të jetë i neveritshëm për arsye të tjera.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 75 reads



