E vërteta pas videos virale me arushin e vogël
Fakti që njerëzit e keqedukuar mundohen të “edukojnë” njerëzit me dhimbjen e qënieve që na rrethojnë, mirë do të ishte që këta lloj “edukatorësh” t`i ekspozojmë dhe t`i denoncojmë
SHJ
14/11/2018 - 10:52
Me siguri të gjithë janë përqendruar te përpjekja e këlyshit për t`u bashkuar me nënën. Por nga videoja duke qartë se nëna po mbrohet nga ndjekja e aeroplanit të telekomanduar duke vështruar shpesh herë drejt tij. Njeriu pas aeroplanit e paraqiti përpjekjen në bazë të thënies “kurrë mos braktis përpjekjen” dhe të gjithë u përqendruan te këlyshi! Fakti që njerëzit e keqedukuar mundohen të “edukojnë” njerëzit me dhimbjen e qënieve që na rrethojnë, mirë do të ishte që këta lloj “edukatorësh” t`i ekspozojmë dhe t`i denoncojmë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 18 reads



