...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqipëria e 2-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni

Dita

09/01/2017 - 15:42

1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare është detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.

Në bazë të kësaj të dhëne, Shqipëria është ndër 3 vendet e para në botë me “humbjen” më të madhe të popullsisë nëpërmjet emigracionit.

Madje në raport popullsie, Shqipëria ka më shumë humbje të popullsisë sa edhe vetë Siria, e cila është prej disa vitesh në gjendje të vazhdueshme lufte.

Ndërsa, vendi i parë në botë që ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë është Bosnje-Hercegovina.

Këto të dhëna janë publikuar nga agjencia e statistikave “Pew Research Center”, duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, ajo që vlen të theksohet është fakti se ky emigrim kaq i theksuar i popullatës shqiptare krijon një hemorragji të kapitalit njerëz, që është burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

Kapitali njerëzor mund të përkufizohet si aftësitë, talenti dhe dija, që i japin mundësi krijuese njeriut, duke e materializuar në të mira ekonomike etj që i vlejnë njeriut.

emigrantet   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA