...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti: Fondacionet “bamirëse” (“Firdeus” dhe “Fundjavë Ndryshe”) të dënohen nga populli dhe ndalohen me ligj

Tre janë arsyet kryesore, të karakterit social, se pse “bamirësia” e fondacionit “Firdeus” siç e ka quajtur Elvis Naçi, thememluesi, duke ndjekur poetin e mirënjohur pers dhe “Fundjavë Ndryshe”, duhet të dënohet nga populli dhe ndalohet me ligj

SHJ

14/12/2019 - 14:00

Tre janë arsyet kryesore, të karakterit social, se pse “bamirësia” e fondacionit “Firdeus” siç e ka quajtur Elvis Naçi, thememluesi, duke ndjekur poetin e mirënjohur pers dhe “Fundjavë Ndryshe”, duhet të dënohet nga populli dhe ndalohet me ligj:

së pari, sepse ajo zhvillohet në kushte pabarazie, politike, ekonomike dhe sociale, pabarazi e cila është krijuar nga klasa politike - për të cilën fondacionet përkatëse nuk bëjnë asgjë; së dyti, ajo nuk përqafon një qasje pedagogjike, se njerëzit aftësohen një herë nga shteti, pastaj punësohen dhe me punën e tyre ndërtojnë apo blejnë shtëpinë që dëshirojnë dhe nuk lihen në mëshirën e “bamirësve” të institucionalizuar; dhe së treti, krijohet mendësia e ‘sipërisë’ (superioritetit) për njërën palë (“bamirësit”) dhe ‘përulësisë’ (inferioritetit ose mungesës së dinjitetit) për palën tjetër (palën në nevojë) dhe shfrytëzimit të nevojës së tjetrit nga “bamirësit” institucionalë për qëllime ideologjike.

Këtyre tre arsyeve mund t`u shtojmë dhe një arsye të katërt - të karakterit kombëtar: fondacioni “Firdeus” drejtohet nga një fetar (musliman) me njerëzit e tij familjarë që hamendësisht parátë i gjeneron kryesisht nga Lindja e Mesme, vende të cilët kanë treguar me veprimet e tyre se kanë qëllime ideologjike në Shqipëri ndërsa “Fundjavë Ndryshe” ka një dozë ideologjike —brendakombëtare— për sa kohë që anëtarët përkatës nuk luftojnë shkaqet e mjerimit social por përfitojnë nga ai! Përse e kemi dhe e paguajmë –në fund- ministrinë e mirëqenies sociale?

Këto janë pesë arsye se pse fondacionet përkatëse dhe të ngjashme si ato, duhet të dënohen nga populli dhe ndalohen me ligj.  

Qyteti fantazmë: pasojat afatgjata social-ekonomike për Durrësin pas tërmetit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA