Sizmologët amerikanë vërtetojnë Aristotelin: tërmetet shkaktohen edhe nga era
Aristoteli, në fakt, nuk gaboi: sepse është vërtetuar së fundmi nga sizmologët amerikanë se tërmetet shkaktohen edhe nga erërat e fuqishme ose stuhitë
Ylli Përmeti
28/12/2019 - 09:15
Në të kaluarën popujt besonin se tërmetet ishin paralajmërime kozmike dhe ndëshkime nga Zoti. Një përpjekje për ta hedhur poshtë këtë besim u bë nga Aristoteli kur argumenton se tërmetet shkaktohen nga forca e erës duke mos përjashtuar ndërveprimin planetar. Aristoteli, në fakt, nuk gaboi: sepse është vërtetuar së fundmi nga sizmologët amerikanë se tërmetet shkaktohen edhe nga erërat e fuqishme ose stuhitë.[1] Siç citon Aristoteli: “tërmetët më të fuqishëm ndodhin kur deti është plotë rryma ose toka sfungjerore ose poroze dhe shpellore”.[2] Ai sqaron çdo rast dhe vlerëson se ndërveprimi planetar luan rol të rëndësishëm në tërmete. Vrojtimi i sizmologëve amerikanë nuk ndryshon shumë: sipas tyre, “tërmetet [e stuhive] shkaktohen në rajone me ‘prag të gjerë kontinental’”. Durrësi dhe një pjesë e mirë bregdetit shqiptar, ka ‘prag të gjerë kontinantal’. Që nga koha e Aristotelit përparimi në këtë çështje ka qenë i vogël. Duhet thënë se sizmologët janë përqendruar kryesisht tek pllakat tektonike dhe arsyetimin aristotelian nuk e njohin.
Filozofia e ndërtimit, parashikimi i tërmeteve dhe parandalimi i tragjedive sociale
[2]Metorology, f, 8.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 39 reads



