Tre vjet “shqipëriajonë.org”: falenderime dhe viti tjetër
Viti tjetër do të jetë më interesant për ne meqënse kontributi ynë në hetime do të detyrojë masmedian kombëtare të na ketë burim për lajmet e saj: për pasojë, kureshtarët do të shtohen dhe përgjegjësia jonë, gjithashtu
SHJ
28/12/2019 - 14:35
Ndryshe nga fund-viti i kaluar, gjatë të cilit uruam në mënyrën tonë, këtë vit vlerësojmë punën tonë dhe njoftojmë lajme.
“Shqipëriajonë.org” mbylli tre vjet këtë fund viti që kur filloi të kontribuojë në dije shkencore: shkencat sociale dhe shkencat e natyrës kanë qenë në objektivin tonë. Më konkretisht, ne jemi përqendruar kryesisht në gjeopolitikë, ekologji dhe shkenca sociale.
Gjykuar nga objektivi ynë, se ne jemi përqendruar kryesisht në shkenca, pa lënë mënjanë fetë, besonim se lexuesit do të ishin të paktë. Por gjykuar nga lexueshmëria —ajo është rritur dhe disa studime janë lexuar nga mijëra kureshtarë— dhe nga fakti se jemi çensuruar nga masmedia kombëtare, mund të themi se objektivi ynë është realizuar.
Kujtojmë se ne nuk synojmë më shumë se 1% të lexuesve: sepse jemi qender studimore dhe studimet nuk tërheqin shumë kureshtarë sidomos në një botë dhe shoqëri ku kureshtja për shkencën është thuajse shuar ndërsa nuk zgjohet as nga sistemi arsimor dhe pedagogjik dhe as nga shoqëria dhe pushteti politik!
Në objektivin tonë kanë kontribuar disa individë, të cilët i falenderojmë: për çështjet gjeopolitike lidhur me Serbinë ka kontribuar Adil Fetahu, Ismet Azizi dhe Ylli Përmeti. Për çështje të tjera, gjeopolitike, dhe kryesisht në anglisht, ka kontribuar Jeton Skënderi. Për çështje me karakter social, kryesisht denoncime, ka kontribuar Genta Kaloçi. Për çështje gjeopolitike lidhur me superfuqitë dhe rajonet, si dhe për çështje të tjera me karakter social, ekonomik dhe ekologjik, ka kontribuar Ylli Përmeti. Kanë kontribuar dhe të tjerë nga pak.
Puna ka qenë intensive dhe me përkushtim pavarësisht mungesës së kushteve dhe infrastrukturës.
Sidoqoftë, vitin tjetër, “Shqipëriajonë.org” përqendrohet kryesisht në sistemin juridik ndaj të cilit ka dhënë kontributin e saj, pa lënë mënjanë disiplinat e tjera. Qëllimi është të kontribuojmë në vijim në drejtësinë e munguar në Shqipëri. Për këtë qëllim, ne do të hetojmë dhe do të bashkërendojmë punën me institucionin e SPAK-ut…
Viti tjetër do të jetë më interesant për ne meqënse kontributi ynë në hetime do të detyrojë masmedian kombëtare të na ketë burim për lajmet e saj: për pasojë, kureshtarët do të shtohen dhe përgjegjësia jonë, gjithashtu.
Implikimet e reformës në drejtësi: gjykatës, prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (SPAK-ut)
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 59 reads



