...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vuajtjet e tmerrshme të luanëve nga besimi i shoqërisë kineze dhe kërcënimi me një pandemi të re

Libri i ri madje del me pretendime të tmerrshme sipas të cilave disave prej këtyre kafshëve u hiqen kockat kur jane ende gjallë, sepse kjo i jep skeletit një ngjyrë mjaft të preferuar rozë

Topchannel

14/06/2020 - 20:08

Tregtia e eshtrave të luanëve, e përdoruar në mjekësin tradicionale kineze, por edhe në verëra apo stoli sipas ‘The Sun’, mund të shkaktojë një pandemi të re globale. Gazeta citon një libër të ri të titulluar “ Loja e padrejtë”, me autor Lord Ashcroft, i cili zbulon praktika tronditëse në 333 ferma në Afrikën e Jugut, ku luanët e kapur mbahen me ushqim, vetëm për tu vrarë në fund për kockat e tyre.

Kjo rezulton një tregti mjaft fitimprurëse për shkak të kërkesës së madhe në tregjet aziatike, e sidomos ato kineze ku kafkat e luanëve mbeten mjaft të kërkuara. Libri i ri madje del me pretendime të tmerrshme sipas të cilave disave prej këtyre kafshëve u hiqen kockat kur jane ende gjallë, sepse kjo i jep skeletit një ngjyrë mjaft të preferuar rozë, për shkak se në kockë mbetet ende gjak.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA