Rama admiron Mihajloviçin - admiruesin serb të Milosheviçit: vrasësin e shqiptarëve
Mihajloviçi, 34 vjeç, nderohet dhe qortohet në Serbi për nacionalizmin e zjarrtë të tij, shoqërimin e tij me komandatë lufte famëkeqë, mafian dhe kriminelë lufte, dhe mbështetjen e tij fanatike për Slobodan Milosheviçin
SHJ
23/11/2020 - 13:00
Edi Rama i ka shkruajtur një kumt Sinisa Mihajloviçit, trajinerit serb të Bolonjas dhe ish-lojtar i një sërë klubesh në Itali, meqënese vuante nga leucemia. Kumtin e tregon vetë Mihajloviçi në një autobiografi të publikuar. Në të Rama shpreh mes të tjerash dhe admirimin e tij ndaj Mihajloviçit! Numrin e telefonit e kishte marrë nga Vuçiçi, miku i tij, siç shprehet Rama në kumt, në një takim mes tyre.
Mirëpo, Mihajloviçi ka qenë admirues i Milosheviçit, vrasësve të shqiptarëve! Ja çfarë citon mes të tjerash “The Guardian” thuajse 20 vjet më parë për të:
Mihajloviçi, 34 vjeç, nderohet dhe qortohet në Serbi për nacionalizmin e zjarrtë të tij, shoqërimin e tij me komandatë lufte famëkeqë, mafian dhe kriminelë lufte, dhe mbështetjen e tij fanatike për Slobodan Milosheviçin, ish udhëheqësi serb që po gjykohet për genocid në Hagë.
Mund të admirohet, rrjedhimisht, një admirues i vrasësit të popullit tënd qoftë edhe nëse ai është një sportist i mirë?!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads



