NASA parashikon rritje dramatike të nivelit të detit botërisht: Durrësi nën ujë
Në skenarin mesatar niveli i detit e kalon një metër ndërsa në nivelin më të keq të mundshëm, niveli i detit rritet me rreth dy metra.
Ylli Përmeti
10/08/2021 - 16:01
Menjëherë pas njoftimit të OKB-së për ndryshimet klimatike, sipas të cilit planeti ynë tashmë ka rritur temperaturën tërësore të tij me 1.1 gradë celsius që nga shekulli i 19-të dhe e ardhmja e tij do të jetë një ferr i vërtetë, pikërisht sepse qeveritë nuk morën masa për të zvogëluar dhe ndaluar çlirimet e gazrave, përkundrazi, ato po krijojnë kushtet për t`i rritur ato, si në rastin e qeverisë “Rama” e cila lejon të qarkullojnë njerëzit me automjete tejet ndotës ndërsa po krijon aeroporte dhe porte përmes të cilëve rriten çlirimet dhe ndotja...NASA njoftoi parashikimin e saj për përmbytjet që pasojnë me shkrirjen e pashmangshëm të akujve në polin e veriut dhe jugut.
Sipas një skenari të saj, me besim të ulët, që përfshin paraqitjen e efektit të mundshëm të shkrirjes së akujve, procese të mëdha shkrirjesh që nuk mund të përjashtohen, bregdeti i Prevezës dhe Barit, dhe rrjedhimisht gjithë bregdeti i Jonit dhe Adriatikut, do të rritet me 0.65 metra deri në vitin 2150. Por në skenarin mesatar niveli i detit e kalon një metër ndërsa në nivelin më të keq të mundshëm, niveli i detit rritet me rreth dy metra. Shih grafikun.

Për këtë dukuri kam paralajmëruar por qeveria jonë idiote dhe populli që fle gjumë, s`e ka vënë “ujin në zjarr”!
Niveli i detit rritet 3m, Holanda rikoncepton dumat ndërsa Rama premton investime arabe në Durrës
Përkundrazi, qeveria “Rama” po bën plane për rindërtimin e portit të Durrësit përmes të cilit ndotja do të shtohet si nga mjetet lundruese (skafet e pasanikëve, anijet e tregut të globalizmit neoliberal përfshirë dhe ato serbe etj.) ashtu dhe nga automjetet e udhëtarëve në kohën kur OKB-ja zbulon lakuriq efektin e politikave neoliberale: jo vetëm shkatërrimin e klasës punëtore dhe ekosistemit me ndotje por vrasjen e miliona njerëzve çdo vit dhe shkatërrimin e plotë të jetës së planetit tonë, pikërisht sepse qeveritë nuk ndalojnë çlirimet dhe popujt hardallisen pas elitave!
Rama, në fakt, pak ditë më parë postoi në faqen e tij hartën e zjarreve të NASA-s në përpjekjen e tij për të shfajësuar veten nga përgjegjësia që ka për parandalimin e tyre! Por këtë hartë nuk e postoi!
Raporti i OKB-së: Një e ardhme më përvëluese dhe katastrofë globale më e madhe është e sigurt
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 214 reads



