Shkaqet e krizës energjitike në Evropë dhe përtej
Qoftë edhe kriza energjitike në Evropë u shkaktua nga braktisja e parimeve social-demokrate të shekullit të kaluar dhe jo nga rritja e kërkesës pas pandemisë siç argumentuan shumë “analistë” dhe “ekonomistë” ortodoksë apo zhvendosja nga burimet fosile drejt burimeve të ripërtëritshme, siç argumentuan të tjerë “ekspertë”.
Ylli Përmeti
31/01/2022 - 10:03
Brukseli është duke kundruar mbi klasifikimin e energjive ndërsa janë krijuar dy kampe politike: në njërën anë Franca, Republika Çeke dhe Finlanda, të cilët kërkojnë nga Komisioni Evropian të quajë energjinë bërthamore “energji të gjelbërt”, me qëllim që të sigurojnë financë të qendrueshme (ndryshe impiantet nuk do të financohen dhe do të braktisen) dhe në tjetrën Gjermania që kërkon të shuajë gjithë energjinë bërthamore vitin tjetër, kryesisht si pasojë e rreziqeve që bart (mund të shkaktohet ndonjë “incident” dhe shkakton mbetje toksike që duhet të grposen thellë në tokë) ndërsa SHBA-ja dhe Britania pritet të njoftojnë “teksinominë” e tyre mbi burimet energjitike, fakt që ka shtuar frikën në Bruksel për përpjekjet e tij për t`u kthyer në një krijues botëror i standarteve për investitorët ose kapitalistët. Mbështetja politike për një marrëveshje botërore mbi çlirimet e metanit në mbledhjen e OKB-së po rritet ngadalë ndërsa 25 vende të tjerë iu bashkuan zotimit të SHBA-së dhe BE-së për të ulur çlirimet nga gazi në fjalë. Vende të mëdhenj si Kina, India dhe Brazili ende nuk e kanë nënshkruar nismën.
Qoftë edhe kriza energjitike në Evropë u shkaktua nga braktisja e parimeve social-demokrate të shekullit të kaluar dhe jo nga rritja e kërkesës pas pandemisë siç argumentuan shumë “analistë” dhe “ekonomistë” ortodoksë apo zhvendosja nga burimet fosile drejt burimeve të ripërtëritshme, siç argumentuan të tjerë “ekspertë”. Një analizë e FT tregon se është “mungesa në ofertë ose furnizim dhe tej-mbështetja në importe të paqendrueshme”, që kontribuan vendimtarisht në çmimet rekord të gazit. Tre janë arsyet, sipas FT: tërmetet në Holandë; përpjekja e Kinës për të pastruar ajrin; dhe politika e Putinit:
Kalimi në energji më të pastër si era dhe dielli ka patur efekt për të nxitur kërkesën për gas —që shihet zakonisht nga industria si një “urëkalimi energjitike” në afatmesëm mes epokës së hidrokarbureve dhe ripërtëritësve. Por synimi afatgjatë për krijimin e ekonomive zero-neto në Britani dhe Evropë ka minuar dëshirën e investitorëve për të vendosur pará për të zhvilluar furnitorët e energjisë fosile për të cilën ata besojnë se do të jetë në shumicën e saj e vjetëruar. Furnizimet evropiane të gazit, që kanë qenë të ulëta çdo dekadë për shkak të zhvillimeve të shpejta, kanë rënë me 30 për qind dekadën e fundit. Përpjekjet e Evropës për të qenë udhëheqësja botërore mbi ndryshimet klimatike janë shuar në ndryshimet më të gjera të tregut. Ata kanë nxitur ekonomitë me rritje të shpejtë të Azisë për t`u larguar nga qymyri, duke u përballur me vendet si Kina dhe India që janë tani rivalë për të njëjtin gas që Evropa po mbështetet në vende si SHBA-ja dhe Katari. Industria e gazit vepronte thuajse tërësisht me linja pikë-më-pikë që mbajti konkurrencën rajonale në minimum. Rritja e shpejtë e industrisë së gazit do të thotë se ngarkesat kanë krijuar tani diçka të ngjashme me tregun botëror të naftës. Qeveritë perëndimore argumentojnë se çmimet e “paqendrueshme” të gazit rifuqizojnë nevojën për të përshpejtuar drejt energjisë së ripërtëritshme. Por ka shqetësime se problemet mund të shkrepin një pasojë të papritur kundër ripërtëritësve nëse konsumatorët fillojnë të besojnë se çmimi i energjisë është tejet i lartë. Konsumi botëror i naftës mbetet relativisht i qendrueshëm gjatë vitit me luhatje të vogla mes stinëve. Kërkesa për gas, sidoqoftë, është më e fuqishme çdo dimër për shkak të rolit të tij për ngrohje. Ndërsa atje është një ngarkesë minimale me kërkesën e gazit gjithë vitin nga prodhimi i energjisë dhe industria, si prodhuesit e plehut dhe çelikut, kulmoret dimërore mund të jenë shumë më lartë përgjatë hemisferës veriore.
Rreth 40 për qind e konsumit tërësor të gazit në Britani shkon drejtëpërdrejt për ngrohjen e banesave, kryesisht përgjatë një periudhe pesë-gjatë muajsh. Industria i drejton këto cikle në mënyra të ndryshme. Kryesorja është magazinimi — duke pompuar gazin nën tokë gjatë kohës me kërkesë të ulët që mund të përdoret kur moti bëhet i ftohtë. Mënyra tjetër është qasja në furnitorë të paqendrueshëm që mund të rriten ose zvogëlohen sipas nevojës. Një nga problemet e mëdha me të cilin përballet Britania dhe Evropa, sidoqoftë, janë burimet kryesore të këtyre furnitorëve që nuk punojnë siç punonin dikur, duke krijuar kushtet për çmime më të paqendrueshëm. Fusha më e madhe e gazit evropian, Gronigen, në Holandë, u planifikua për të qenë një furnitor i rëndësishëm, me prodhimin në rritje ose të tkurrur për të ndihmuar të balancojë ofertën me kërkesën, duke lejuar fusha të tjera gazi të prodhojnë lirshëm gjatë gjithë vitit. Por Groningen është bërë një përgjegjësi për qeverinë holandeze. Ngaqë furnizimi i saj i stërmadh ngadalë u zbraz, tërmete të vegjël u shkaktuan në zonën përreth, duke shkaktuar dëme në banesa dhe biznese. Dhe ngaqë trysnia politike u rrit, vendimi i mor që të mbyllësh, me fushën tani të pompojë më pak se një të tretën e vitit 2018.
Lajmi i mirë për Evropën është se ajo ka aftësi më të madhe importuese të gazit se çdo rajon tjetër. Britania importoi afërsisht 20 për qind të gazit në vitin 2019 përmes anijeve përgjatë linjave që derdhen nga Norvegjia dhe BE-ja për të kompensuar rëniet në prodhimin vendor. Lajmi i keq, sidoqoftë, është se kërkesa aziatike për gas është rritur shpejtë — duke u zgjeruar me 50 për qind dekadën e fundit, dhe duke u udhëhequr nga konsumi tre herë më lartë i Kinës — se ngarkesat e gazit janë bërë më të vështira për t`i siguruar në vitin 2021. Çfarë hamendësohesh të ishte një burim i epshëm furnizues befas duket të jetë më pak kështu. Për shembull, qeveria britanike nuk e quan më Katarin, një nga dy eksportuesit më të mëdhenj të gazit, si furnitorin e saj kryesor. Shumica e ngarkesave të Katarit shkojnë drejt lindjes, ku blerësit kanë paguar shpërblim (prim) për të tërhequr anijet.
Por faktori më i rëndësishëm nga këta është Rusia. Evropa kontinentale furnizohet me më shumë se një të tretën e gazit tërësor nga Gazpromi, monopoli i gazit i mbështur nga shteti rus. Është një marrëdhënie që është krijuar gjatë dekadave, por është baraspeshuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia. BE-ja karakterizohet zakonisht nga kritikët si e cënueshme për shkak të mbështetjes së saj nga gazi rus. Por marrëdhënia është më e ndërlikuar. BE-ja shtyu si fillim për një zhvendosje ruse larg kontratave afatgjata që lidhen me çmimet e gazit, një lëvizje që krijoi tërthorazi një sistem çmimi më reflektiv në dinamikat e tregut të gazit.
Sidoqoftë, besueshmëria ndaj Gazpromit është lëkundur këtë vit. Një dimër i gjatë 2020-21 nënkuptoi se magazinimi në Rusi dhe Evropën kontinentale ka rënë në nivele të ulët. Dhe Gazpromi ka bërë pak të ndihmojë Evropën për t`u rimbushur, duke refuzuar të ngarkonte me furnizim shtesë përmes Ukrainës përtej çka ishte siguruar nën kontartat afatgjatë. Ukraina dhe vendet e Evropës lindore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të “armatosë” furnizimin me gaz, pjesërisht për të trysnuar Berlinin për të përshpejtuar miratimin e linjës Nord Stream 2, e cila do të anashkalojë Ukrainën për të çuar furnizime drejtpërdrejt në Gjermani përmes detit Balltik. Në shtator Putini përqeshi “Alecs e zgjuar” në Komisionin Evropian për të nxitur një çmim të bazuar në treg, duke sugjeruar se ata ishin gabim në çmime.
Industria e gazit është thellësisht e ndarë rreth Rusisë se nëse ajo po luan me furnizimin. Në njërin kamp analistët argumentojnë se Moska duhet të përparësonte rritjen e magazinimit të saj, sepse konsumi vendor është rritur, duke e lënë atë me më pak gaz për të eksportuar. Kampi tjetër dyshon se ndërsa atje ka grimca të vërtetash për Rusinë që po përballet me sfidën për të furnizuar Evropën, atje ka qenë dhe një përqindje oportunizmi nga ana e Gazpromit — si për të rritur çmimin e gazit ashtu dhe për të përparuar ambiciet e Moskës. Çka nënkupton se tre furnitorët kryesorë të paqendrueshëm të Evropës — janë bërë shumë më të pasigurtë të gjithë në të njëjtën kohë.
Evropa mund të përballet qoftë edhe me konkurrencë më të madhe për gaz. Rusia filloi të furnizojë Kinën me gas përmes linjës Fuqia e Siberisë dy vjet më parë, por është ushqyer nga fusha që kurrë nuk janë përdorur për të furnizuar Evropën. Gazpromi po studion ndërtimin e linjë “Fuqia e Siberisë 2”, një linjë që do të lidhë fushat në Siberinë perëndimore — të cilat vërtet furnizojnë Evropën — drejt Kinës deri në vitin 2030. Shqetësimi i industrisë është se megjithëse ajo ende shpreson të veprojë si një urë energjie përgjatë ndryshimit energjitik, rritjet e fundit të çmimeve e kanë lënë atë të rrethuar nga të gjitha anët. Drejtorët e gazit tregojnë SHBA-në ku industria e rreshpeve ka zvogëluar shumë konsumin e qymyrit, duke çuar në një rënie të mprehtë në çlirime, dhe çmime rekord të karbonit në Britani dhe Evropë, të cilët kanë mundësinë të bëjnë njësoj.
Industria e gazit është kritikuar për pandershmëri. Ndërsa ajo prodhon rreth gjysmën e CO₂ të qymyrit kur digjet, çlirimet e metanit — një gaz serrë edhe më i fuqishëm [se CO₂] — çlirohen gjatë nxjerrjes dhe transportimit dhe janë nën mbikqyrje rritëse. Unioni Ndërkombëtar i Gazit kërkon nga qeveritë të mendojnë rreth politikave — nga kufizimet e shpimeve në SHBA deri te vonesat e lejeve në Britani — beson se kanë dëmtuar aftësinë e industrisë për të mbajtur botën të mirëfurnizuar. Tani politikëbërësit shpresojnë në shumicën e tyre se Rusia do të mund të rrisë furnizimin me gas këtë dimër, ose moti do të jetë i butë. Në afatgjatë, ulja e kërkesës dhe gjetja e një rezerve tjetër është kritike.
Mungesën e kontratave mes Brukselit dhe Moskës dhe pohoi dhe Putini gjatë ditëve të para të krizës: ai tha se Komisioni Evropian kufizoi kontratat afatëgjatë duke shkuar në këmbime tregtare gazi. Putini, në fakt, sqaroi pak ditë më pas se Evropa varësh nga linja e re e gazit (Nord Stream 2): nëse miratohet nga Gjermania, tha ai, Rusia mund të rrisë furnizimin me gas për Evropën me 10% dhe të zgjidhë krizën energjitike. Ai tha, gjithashtu, se politika e komisionit të BE-së është hartuar nga “jo-specialistë” të cilët mashtrojnë votuesit dhe se bota mund të shmangtte kriza në të ardhmen nëse ajo përqëndrohësh mbi “projekte themelor” si linja Veriore 2 në vend të tregut të shitjes me para në dorë (“spot market trading”). Ai shtoi se gazi i SHBA-së dhe Lindjes së Mesme ulën furnizimin në Evropë, duke krijuar një mungesë prej 70 miliardë m² të cilën mund ta mbulonte linja Veriore 2 me aftësinë e saj për të shpërndarë 55 miliardë m² ndërsa përmendi faktin se Gazpromi ka rritur furnizimin për Evropën me 11 miliardë m² këtë vit.
Por analistët e industrisë kanë thënë se më shumë gas ka shkuar në Turqi, të cilën Gazpromi e quan si Evropë, se përpara pandemisë, por jo në tregun kryesor të Evropës perëndimore, i cili është furnizuar përmes Ukrainës dhe linjave përmes Polonisë. Por me Moldavën, një shtet që qendron mes Rumanisë dhe Ukrainës, Rusia po “luan” gjeopolitikisht meqë si vend është pranë të kufirit të saj: krizës së saj energjitike Gazpromi iu përgjigj me “kusht” që të vononte reformat e tregut të energjisë të kërkuar nga Brukseli ose liberalizimin e tregut të gazit me qëllim që të eliminojë konkurrencën dhe sigurojë monopolin në shtetin përkatës, dhe braktisë marrëveshjen për treg të lirë/pa tarifa me BE-në dhe në vend të saj të shkojë në Unionin Ekonomik Euroaziatik, të krijuar nga Putini, për të rivalizuar bllokun ekonomik perëndimor, në këmbim të gazit më të lirë.
Si rezultat, qeveria moldave, e cila është e orientuar drejt BE-së, është mes “shkëmbit dhe greminës” dhe e alarmuar kërkoi ndihmë nga Brukseli. Ky i fundit i dërgoi një “grant” për të mbuluar 20 ditë me gaz importi por duke i “diktuar” se cilin gaz do të blinte: ndërmarrjet e gazit në Poloni, Rumani dhe Ukrainë, ku disa ndërmarrje ndërkombëtare, kryesisht evropiane, kanë magazinuar gas dhe e kanë kthyer Ukrainën në një “qendër” tjetër gazi!
Për më shumë...
Padija dhe mashtrimet e klasës politike dhe akademike për krizën energjitike: drejt territ dhe katastrofës së mëtejshme ekologjike
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 91 reads



