Përkeqësohet gjendja: luftë deri në ukrainasin e fundit
Putini ka thënë se lufta mbaron në ditët e para të marsit por perëndimi i ka bërë hesapet ndryshe
SHJ
28/02/2022 - 08:08
Në ditën e pestë të luftës në Ukrainë, kur pritësh takimi mes palëve në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, kryeministri danez tha se danezët janë të lirë të “kontribojnë drejtpërdrejt” në konfliktin ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës. Lejohen, në fjalë të tjera, t`i bashkohen forcës ushtarake ndërkombëtare. Veprimi vjen pas njoftimit të Zelenskit për krijimin e Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës të Mbrojtjes Territoriale, i cili do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e të huajve për të luftuar bashkë me ushtrinë ukrainase kundër forcave ushtarake ruse dhe Donbasit. Më parë ministrja e jashtme britanike kishte shprehur se do të mbështeste “absolutisht” britanikët të cilët duan t`i bashkohen palës ukrainase.
Si pasojë, ministri i mbrojtjes ukrainase, deklaroi se vullnetarët mund të takojnë misionet diplomatike të Ukrainës në vendet e tyre. Paralelisht ambasada amerikane në Rusi nxiti amerikanët të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur. Nxitjen e lidhi me ndalimin e fluturimeve por kjo është hera e dytë që ambasada amerikane nxit qytetarët e saj të largohen nga Rusia: herën e parë, sepse do të bombardohësh Rusia por pa treguar se nga cilët!
Në të njëjtë kohë, BBC-ja zbulon se amerikanët dhe britanikët kanë stërvitur prej vitesh ―në fshehtësi― ukrainasit për të zhvilluar luftë guerrile duke i pajisur ata me armë anti-tank, veprime që i krahasojnë me stërvitjet ekzekutive të Operacioneve Speciale të luftës së dytë botërore. Sipas raportit, janë përfshirë dhe planet e hershëm të Luftës së Ftohtë kur u përgatitën armatime sekrete në rast se tanket e Sovjetëve zbarkonin përgjatë Evropës. Por vendimet pritet të merren në Uashington dhe Londër.
Përpara këtyre qendrimeve dhe veprimeve, disa shtete dërguan armë dhe mbështetje financiare në Ukrainë dhe duke pasur parasysh qendrimet e Zelenskit ―jo vetëm gjatë kohës kur drejtonte shtetin me ligje dhe qendrime nacionaliste― por dhe gjatë kohës së luftës, vështirë se do të paqëtohen palët me takimin e sotëm.
Lufta do të vazhdojë për sa kohë që perëndimi do të furnizojë me armë ukrainasit ―pjesën nacionaliste të popullit përkatës―, dhe për sa kohë që Rusia nuk mund të tërhiqet nga qëllimi i saj. Kështu vërtetohet pohimi i “The National Interest of America”: gadishmëria e fraksionit të vogël në udhëheqjen politike amerikane për të luftuar Putinin deri në ukrainasin e fundit!
Lexo per me shume
Ukraina: fillimi i fundit të rendit botëror apo fillimi i luftës së tretë botërore?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 270 reads



