“The Nation”: Si u fashistizua drejtësia dhe policia ukrainase nga amerikanët?
Policia ukrainase deklaroi admirim për bashkëpunëtorët me nazistët―RFE, Shkurt, 13, 2019
SHJ
01/03/2022 - 10:25
Revista amerikane tregon në një analizë mes të tjerash se si u fashistizua drejtësia dhe policia ukrainase nga amerikanët:
Folësi i parlamentit Andriy Parubiy bashkëthemeloi dhe udhëhoqi dy organizata neo-naziste: Partinë Social-Kombëtare të Ukrainës (që më vonë u quajt Svoboda) dhe Patriotët e Ukrainës, anëtarët e të cilave do të krijonin zemrën e Azovit. Megjithëse Parubiy la të djathtën e skajshme herët në vitin 2000, ai nuk e ka hedhur poshtë të kaluarën e tij. Kur u pyet rreth saj në një intervistë, Parubiy u përgjigj se “vlerat” e tij nuk kanë ndryshuar. Parubiy, biografia e të cilit e tregon duke marshuar me simbolin e çarkut të ujkut neonazist i përdorur nga kombet ariane, takohet rregullisht me qendrat e inteligjencës dhe politikanët e Uashingtonit; biografia e tij neonaziste shpërnjihet ose refuzohet tërësisht.
Edhe më shqetësuese është depërtimi i të djathtës së skajshme në gjykata. Pak pas Madanit, SHBA-ja pajisi dhe trajinoi policinë e re kombëtare, në çka kishte për qëllim për të qenë një program vule që mbështeste demokracinë ukrainase. Zëvendës ministri i ministrisë së brendshme―e cila kontrollon policinë kombëtare― është Vadim Troyan, një veteran i Azovit dhe Patriot i Ukrainës. Në vitin 2014, kur Trojani u mendua për të qenë drejtor i policisë së Kievit, drejtuesit ukrainas judaistë u tmerruan nga e kaluara e tij neo-naziste.
Sot ai është i ngarkuar me fuqi në departamentin që drejton zbatimin e ligjit të trajinuar nga SHBA-ja për gjithë shtetin. Më herët, RFE raportoi në udhëheqjen e Policisë Kombëtare se admironte Stepan Bandernan―një bashkëpunëtor nazist dhe fashist trupat e të cilit morën pjesë në Holokaust. Fakti që policia e Ukrainës është bombarduar me mbështetës të të djathtës së skajshme sqaron faktin se pse neo-nazistët veprojnë duke mos u ndëshkuar në rrugë.
Për më shumë
Ukraina: fillimi i fundit të rendit botëror apo fillimi i luftës së tretë botërore?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 241 reads



