...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia sfidon ‘arrogancën’ perëndimore të superioritetit: ajo duhet të marrë fund

Perëndimi ka shkatërruar gjithë institucionet dhe ligjet që ka krijuar vetë, duke përfshirë pacënueshmërinë e pronës, ndërsa arroganca perëndimore që e sheh veten superiore duhet të marrë fund

SHJ

01/03/2022 - 16:21

Lavori tha përmes një video-fjalimi për konferencën e Gjenevës mbi çarmatimin ku nuk shkoi fizikisht për shkak të ndalim-qarkullimit ajror nga Evropa, se Rusia e quan praninë e armëve bërthamore të SHBA-së në disa shtete evropiane të papranueshme.

Është e papranueshme për ne që armët bërthamore amerikane të jenë ende në shtetet evropiane duke shkelur pikat themelore të Traktatit të Mospërhapjes. Praktika e keqe për t`iu bashkuar misioneve bërthamore me përfshirjen e shteteve jobërthamore të Nato-s vazhdon. Përgjatë këtyre misioneve përdorimi i armëve bërthamore kundër Rusisë është praktikuar. Armët bërthamore të SHBA-së duhet të kishin shkuar në atdhe prej kohësh dhe infrastruktura përkatëse në Evropë duhet të ishte eliminuar”, tha Lavrovi.

Ai tha, gjithashtu, se perëndimi duhet të braktisë planet për ndërtimin e bazave ushtarake në territoret e ish-bashkimit sovjetik, sipas aktit të nënshkruar nga Rusia dhe Nato-ja në vitin 1997, ndërsa kritikoi perëndimin se “ka humbur kontrollin e vetes në një përpjekje për të zbrazur zemëratën e tij ndaj Rusisë. Ai ka shkatërruar gjithë institucionet dhe ligjet që ka krijuar vetë, duke përfshirë pacënueshmërinë e pronës” dhe duke shtuar se “arroganca perëndimore që e sheh veten superiore duhet të marrë fund”.

Ai tërhoqi vëmendjen se “barazia sovrane e shteteve” është një parim kyç i Kartës së OKB-së dhe se Rusia ishte e hapur për “bisedim të barabartë dhe të ndërsjellë mbi çdo çështje” dhe qetësoi shqetësimet perëndimore se në luftë bërthamore nuk ka fitues; ndaj nuk duhet të fillojë kurrë ndërsa iu përgjigj perëndimit lidhur me argumentin se sulmi rus në Ukrainë ishte i paprovokuar...se populli rus atje ka tetë vjet që përjeton luftën dhe vrasjet me më shumë se 13 mijë të vrarë.

Pronat ruse në Evropë janë ngrirë në kuadër të sanksioneve të reja. Ato përfshijnë gjashtë “oligarkë” kryesorë rusë ndërsa thuajse gjithë qendrimet e tjera janë përsëritje përveç faktit se “superioriteti perëndimor duhet të marrë fund”―çka nënkupton se Rusia është e vendosur se do ta sfidojë atë ndërsa me shumë gjasa Rusia do të njoftojë ngrirjen e pasurive perëndimore në Rusi në kuadër të përgjigjes “dhëmbpërdhëmb”. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA